LAJMI I FUNDIT:

Familja e Cristiano Ronaldos falënderon tifozët e Liverpool për mbështetjen që treguan duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” në Anfield në nderim të vdekjes së foshnjës të yllit të Man Utd

Familja e Cristiano Ronaldos falënderon tifozët e Liverpool për mbështetjen që treguan duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” në Anfield në nderim të vdekjes së foshnjës të yllit të Man Utd

Familja e Cristiano Ronaldos falënderoi tifozët e Liverpool pas mbështetjes së jashtëzakonshme për sulmuesin e Man United dhe partneren e tij pas vdekjes tragjike të djalit të tyre të porsalindur.

Mbështetësit e Anfield kënduan “You’ll Never Walk Alone” në minutën e shtatë të ndeshjes së mbrëmshme të ligës midis dy skuadrave dhe iu bashkuan tifozëve të rivalëve të tyre të në një duartrokitje një minutëshe.

Motra e Cristiano që jeton në Madeira, Elma, tregoi emocionet e saj brenda natës duke publikuar pamjet e gjestit në rrjetet e saj sociale ku ka shkruar: “Faleminderit për këtë Liverpool. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë sot’.


Motra tjetër e futbollistit, Katia, postoi gjithashtu gjestin e tifozëve nga shtëpia e saj në Brazil, shkruan DailyMail.

“Shumë përtej futbollit”, ka shkruar ajo sipër videos së saj ku dëgjohet kënga “You’ll Never Walk Alone”.

Motrat dhe nëna e tyre Dolores Aveiro gjithashtu treguan se po e vendosin besimin e tyre te Zoti për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë humbjen tragjike që ka prekur familjen.

Dolores, duke cituar një varg të mirënjohur nga Bibla, i cili ka ndihmuar shumë njerëz në kohë të vështira.

Reprezentuesi portugez dhe partnerja e tij 28-vjeçare njoftuan të hënën në mbrëmje (18 prill) përmes një deklarate në rrjetet sociale se një nga binjakët e tyre kishte vdekur.

Ronaldo njofton se ka vdekur foshnja e gjinisë mashkullore nga binjakët që priste me Georginan
Lexo po ashtu Ronaldo njofton se ka vdekur foshnja e gjinisë mashkullore nga binjakët që priste me Georginan

Çifti kishte njoftuar tetorin e kaluar se po prisnin binjakë dhe Georgina zbuloi se ishte në pritje të një djali dhe një vajze në një video prekëse ku shfaqej vajza e tyre Alana Martina, katër vjeç dhe tre fëmijët e Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.

Sulmuesi i Man United nuk u paraqit në ndeshjen e mbrëmshme për shkak të tragjedisë.

Një llogari e tifozëve të Liverpool-it në Facebook propozoi idenë për të mbajtur një minutë duartrokitje për Ronaldon dhe familjen e tij përpara ndeshjes.

Ata kërkuan që mbështetësit e tjerë të duartrokasin gjatë minutës së shtatë – duke iu referuar fanellës me numër 7 të Ronaldos.

“Nëse jeni me fat që po ndiqni ndeshjen, ju lutemi tregoni një shenjë respekti për Ronaldon dhe familjen e tij duke marrë pjesë në duartrokitjet që do të zhvillohen në minutën e shtatë. Rivalitetet duhet të lihen mënjanë në rrethana zemërthyese si këto. Nuk do të ecësh kurrë vetëm, CR7 Jr”, shkruhej në postim.

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, skuadra e të cilit fitoi 4-0, e përshkroi duartrokitjen më pas si ‘momentin e lojës’.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kishin shijuar momente të lumtura me familjen pak orë para humbjes tragjike të djalit
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kishin shijuar momente të lumtura me familjen pak orë para humbjes tragjike të djalit

“Momenti im i lojës ishte minuta e shtatë kur i gjithë stadiumi tregoi klas të pastër, kështu që shumë gjëra janë shumë më të rëndësishme në jetë sesa futbolli. Bashkëndjejmë me Cristianon dhe familjen e tij”, tha Klopp në konferencën pas lojës.

Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë mbështetur nga të afërmit e tyre pas tragjedisë, ajo mendohet se ka lindur në një spital në Manchester. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Anisa Veseli, banorja e tretë që hyn sonte në Big Brother VIP Kosova

Anisa Veseli, banorja e tretë që hyn sonte në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Mos vazhdo më nga ana e familjes, nuk ta kemi borxh" - Vëllai i Xhenetës përballet me Xuxin

Magazina
Paul Morina, banori i ri në Big Brother VIP Kosova

Paul Morina, banori i ri në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Mevlani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Mevlani largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

"Ti je dorëzuar në një Big Brother tjetër" - Rovena përplaset me Oltën gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori