LAJMI I FUNDIT:

Pioli i tërbuar për golin e anuluar të Milanit: Interi as nuk u ankua!

Pioli i tërbuar për golin e anuluar të Milanit: Interi as nuk u ankua!

Stefano Pioli mendon se paraqitja e Milanit nuk ishte e denjë për një humbje 3-0 ndaj Interit dhe reagon ashpër ndaj golit të anuluar shumë të diskutueshëm.

Kuqezinjtë e dinin se një barazim me gola do të mjaftonte për t’u kualifikuar, pasi ndeshja e parë ishte 0-0 dhe ata ishin teknikisht skuadra mysafire, me golat jashtë fushe ende të vlefshme në këtë turne.


Megjithatë, Lautaro Martinez hapi rezultatin brenda katër minutave dhe përfundoi dygolëshin e tij në pjesën e parë, para se Robin Gosens të shënonte në fund të ndeshjes për rezultatin përfundimtar.

Por, me rezultatin ende 2-0, goli i Ismael Bennacer u anulua në mënyrë kontroverse, pasi pozicioni jashtë loje i Pierre Kalulu u konsiderua se po ndërhynte në lojë.

Interi nënshtron Milanin dhe kualifikohet në finale të Kupës së Italisë
Lexo po ashtu Interi nënshtron Milanin dhe kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

Në përgjithësi, Milani kishte më shumë gjuajtje në portë sesa Interi, por u mohuan nga Samir Handanovic dhe një largim nga vija e fundit nga Ivan Perisic.

“Ne donim të fitonim, nuk e arritëm këtë, sigurisht që ishim përballë një kundërshtari të fortë. Nuk mendoj se paraqitja ishte e denjë për 3-0, por Interi shënoi në momentet e duhura”, ka thënë fillimisht Pioli për Mediaset.

“Ata shënuan herët, ne patëm shanset për t’u rikthyer, natyrisht që të shkonte ndeshja 2-1 do të kishim krijuar një ndeshje tjetër dhe do të na jepte më shumë vrull, kështu që ishte një moment i vështirë”.

“Kur pëson tre gola, do të thotë se kundërshtarët luajtën me më shumë cilësi dhe ne bëmë gabime. Nuk na munguan as mundi, as intensiteti, as shanset, por nuk ishte nata jonë”.

“Ne donim të arrinim në finale, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për skuadrën që të dëshmojë veten në detyrë dhe të hedh gjithçka në garën e Serie A, sepse ne kemi gjithçka që duhet për të shkuar deri në fund”.

Inzaghi: Interi fantastik mund të luftojë deri në fund në të gjitha frontet
Lexo po ashtu Inzaghi: Interi fantastik mund të luftojë deri në fund në të gjitha frontet

Vendimi për golin e Bennacer do të shkaktonte polemika, pasi Kalulu ishte jashtë loje, por ndoshta nuk mbulonte pamjen e Samir Handanovic për goditjen.

“Shikoni reagimin e Handanovicit. As nuk ankohet. Më thuaj një portier që nuk reagon pasi pranon nëse një lojtar i Milanit i kishte dëmtuar pamjen. Përkundrazi, ai nuk bën asgjë, ata u ankuan vetëm për një lojë me dorë që nuk ishte as aty”, përfundoi italiani.

Në fund, Pioli u zemërua aq shumë sa u largua pa bërë asnjë përgjigje të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori