Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se është hera e parë në historinë parlamentare të Kosovës që pushteti i shumicës e shkel brutalisht të drejtën e pakontestueshme për hetim parlamentar si një e drejtë Kushtetuese dhe ligjore.
“Kryeministri Kurti përmes deputetëve të LVV për herë dytë sot e bllokoj formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me krizën energjetike në vend duke shkelur hapur ligjin dhe Kushtetutën që tashmë janë bërë traditë e kësaj qeverie. Edhe përkundër insistimit të pushtetit për ta mbajtur të fshehtë krejt atë që ka ndodhur për muaj të tërë sot u themi se arroganca e numrave të pushtetit nuk do të mund ta mbajë të fshehur të vërtetën që do të dal në dritë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka shtuar se Qeveria Kurti është duke bërë çdo përpjekje për të pamundësuar hetimin parlamentar që e kanë kërkuar si PDK së bashku me partitë tjera opozitare.
“Çka janë duke fshehur nga opinioni që me kaq bindje po e shkelin ligjin e Kushtetutën? Çfarë shkeljesh e krimesh potenciale janë duke mbrojtur me këtë insistim kundër hetimit parlamentar? Një gjë duhet të jetë e qartë kjo nuk është përpjekje me fsheh të vërtetën, por precedent i rrezikshëm ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tonë”, tha Krasniqi.
I pari i PDK-së tha se mazhoranca ka rrënuar çdo parim që kanë pasur si LVV, por ata si PDK nuk do të lejojnë që të rrënojnë parimet e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tonë.
“Pushteti i Albin Kurtit mund ta vonojë këtë proces, por nuk mund ta ndalojnë. Ky hetim do të ndodh dhe veprat penale potenciale që kanë mundur të ndodhin që janë subjekt i kërkesës për hetim parlamentar, jo vetëm që do ti heshtim por do të përdorim çdo mjet demokratik e ligjor për ta nxjerrë të vërtetën në shesh dhe për ti dërguar të gjithë përgjegjësit aty ku e kanë vendin”, tha Krasniqi.
Ai ka shtuar se nuk e kupton se cila është frika e kësaj Qeverie që me zell po dëshiron të pengojë këtë hetim parlamentar, duke theksuar se mos ndoshta janë të përfshirë vetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para
Çitaku kritika Qeverisë: Me Ligjin për tatimin, qytetarët ma lehtë do ta kenë të paguajnë qira se të kenë pronë
Një burrë ther me thikë katër persona në Ferizaj, policia jep detaje të ngjarjes
Çfarë ndikimi që do të ketë në Shqipëri fitorja e Trump?
Sonte tërmet në Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para