LAJMI I FUNDIT:

Tregjet evropiane në rënie të lehtë, investitorët të fokusuar në zhvillimet në Ukrainë

Tregjet evropiane në rënie të lehtë, investitorët të fokusuar në zhvillimet në Ukrainë

Tregjet financiare në Evropë janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë të fokusuar te zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë më luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Indeksi STOXX Europe 600 është hapur në rënie të lehtë me 0.2 për qind.

Zyrtarët e ushtrisë ukrainase deklaruan se, një ofensivë e madhe e Rusisë ka filluar në rajonin e Donbas, ndërsa sulmet janë intensifikuar në Slobozhansky dhe Donetsk, në veri dhe lindje të vendit.


Po ashtu, Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike gjatë këtij viti, me thuajse 1 pikë të plotë përqindje, nga 4.1 për qind që ishte vlerësimi i mëparshëm. Institucioni citon presionin që pushtimi i Ukrainës nga Rusia po jep në ekonominë botërore.

Banka Botërore ul parashikimin e rritjes ekonomike, tkurrja më e lartë do të jetë në Evropë
Lexo po ashtu Banka Botërore ul parashikimin e rritjes ekonomike, tkurrja më e lartë do të jetë në Evropë

I pari i BB-së, David Malpass është shprehur se komponenti më i madh i uljes së parashikimit të rritjes ishte një tkurrje prej 4.1 për qind në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, duke përfshirë Ukrainën, Rusinë dhe vendet përreth.

“Parashikimet gjithashtu janë duke u ulur për ekonomitë e përparuara dhe shumë në zhvillim për shkak të rritjeve të çmimeve të ushqimit dhe energjisë të shkaktuara nga ndërprerjet e furnizimit të lidhura me luftën në Ukrainë. Ne po përgatitemi për një përgjigje të vazhdueshme ndaj krizës, duke pasur parasysh krizat e shumta. Gjatë javëve të ardhshme, pres të diskutoj me bordin tonë, një zarf të ri 15-mujor të përgjigjes ndaj krizës prej rreth 170 miliardë dollarësh për të mbuluar prillin 2022 deri në qershor 2023”, tha Malpass.

Edhe tregjet aziatike patën një performancë të përzier. Ndërkohë, Wall Street u mbyll në rënie të lehtë në sesionin e kaluar, derisa investitorët janë të pritje të fillimi të sezonit të raportimeve tremujore të korporatave.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori