LAJMI I FUNDIT:

Një grimere profesioniste këshillon: Si ta rinoni lehtë dhe shpejt fytyrën tuaj në tre hapa?

Një grimere profesioniste këshillon: Si ta rinoni lehtë dhe shpejt fytyrën tuaj në tre hapa?

Lëvizje që “fshijnë” vitet

Nuk thuhet kot se djalli fshihet në detaje.

Ndonjëherë ndryshimi midis grimit të përsosur dhe atij të pakënaqshëm qëndron në gjërat e vogla.


Grimerja me përvojë Cheryl Cavanaugh tregoi se si të aplikoni në mënyrën e duhur korrektorin që lëkura e lëshuar vizualisht të duket plotësisht e tendosur! – transmeton Telegrafi.

Me kalimin e moshës zvogëlohet niveli i kolagjenit dhe për këtë arsye shfaqen edhe rrudhat e para. Dhe duke qenë se graviteti është një armik serioz i lëkurës, ajo bëhet më e lëshuar.

Ekspertët e mjekësisë estetike zakonisht këshillojnë një zonjë të moshuar të vendosë filera në pjesën e mesme të fytyrës, sepse mu ajo pjesë fillon të lëshohet e para.

Me këshillën e kësaj grimiereje ju mund ta ruani rininë tuaj vetëm me ndihmën e korrektorëve, nuk keni nevojë për korrigjime të shtrenjta estetike!

Nëse korrektori aplikohet në mënyrën e duhur, arrihet efekti vizual i një ngritjeje të vogël të fytyrës. Cheryl në video tregon se si e bën atë në vetëm tre lëvizje!

Ajo përdor një korrektor ngjyrë pjeshke, i cili aplikohet me një furçë të hollë poshtë këndit të jashtëm të syrit, poshtë dhe djathtas vrimës së hundës dhe në të njëjtin drejtim poshtë këndit të jashtëm të buzëve. Lëvizja shkon nga poshtë lart.

Më pas, me një furçë më të trashë, përzien mirë këtë korrektor dhe vazhdon me grimin. Sipërfaqet më të lehta japin efektin që e gjithë pjesa e mesme e fytyrës të ngrihet paksa dhe të freskohet.

Shikoni videon:

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Keshilla Modë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre

Një psikologe nga Harvardi shpjegoi pse njerëzit sabotojnë marrëdhëniet e tyre

Në çift
Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve

Tre shenja që tregojnë se një mashkull është një partner i shkëlqyer, sipas terapistëve

Në çift
Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Si llogariten javët e shtatzënisë dhe termini i lindjes?

Shtatzëna
Kalo në kategori