LAJMI I FUNDIT:

Liam Neeson pohon se për shkak të rolit të ri vazhdimisht mendon për gjendjen e Bruce Willis

Liam Neeson pohon se për shkak të rolit të ri vazhdimisht mendon për gjendjen e Bruce Willis
(Foto: Fox News)

Aktori Liam Neeson, për shkak të rolit në filmin e ri, është përballur me një realitet të vështirë që prek njerëzit e moshës së tij dhe pranoi se kolegu Bruce Willis, për shkak të diagnozës së afazisë, është shpesh në mendjen e tij.

Në projektin “Memory”, ku punon me Guy Pearce dhe Monica Belluci, ylli irlandez portretizon një vrasës vdekjeprurës, i cili njëherësh vuan nga sëmundja Alzheimer.

Derisa luan një personazh që përballet me dëmtime kognitive, 69-vjeçari pranoi se shpesh i kujtohet Willis, i cili së fundmi njoftoi se po tërhiqej nga bota e aktrimit, sepse vuan nga afazia.


“Me zëmër jam pranë tij. Mendoj për të secilën ditë. Ia uroj gjitha të mirat”, është shprehur aktori për kolegun e tij, me të cilin ka qenë në garë për rolin në “Death Wish” dhe kujtoi afazinë, e cila godet aftësinë për të folur dhe kuptuar.

Bruce Willis realizoi mbi 15 filma brenda dy vitesh përpara se të tërhiqet nga aktrimi
Lexo po ashtu Bruce Willis realizoi mbi 15 filma brenda dy vitesh përpara se të tërhiqet nga aktrimi

Aktori nuk e fshehu sesi roli i tij i ri e detyroi të përballet me realitetin e vështirë që i pret të gjithë ata që plaken, duke pranuar se ndonjëherë ka frikë se mund të vuajë nga sëmundje të tilla.

(Foto: New York Post)

“Disa herë më ka rënë në mendje, sidomos kur nuk i mbaj mend emrat e aktorëve me të cilët kam punuar dy vjet më parë. Më shqetëson, por ndoshta të gjithë jemi duke u përballur me të”, ka pranuar Neeson.

Aktori ka treguar se ka mësuar për Alzheimerin, por edhe demencën, duke parë disa dokumentarë shumë traumatikë dhe duke lexuar libra të tillë.

Pavarësisht frikës dhe afrimit të ditëlindjes së tij të70-të, Liam ka pranuar se nuk ka në plan të ndalojë së aktruari, ndërsa filmi “Memory” do të prezantohet në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë

Magazina
Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Tre më të preferuarit e publikut fitojnë imunitet, Gerta shpëton këtë javë pas nominimit të përhershëm nga Aldo

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Kalo në kategori