Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë të ditur sot se konsultimet me opozitën për emrin e presidentit të ri të Shqipërisë do të fillojnë të mërkurën.
Në një komunikim me gazetarët nga Kuvendi i Shqipërisë, Balla u shpreh se do të ketë negociata me kryetarët e grupeve parlamentar të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.
Ai gjithashtu shtoi se të martën do të paraqiten propozimet e para me emra konkretë nga anëtarët e grupit të PS-së. Balla tha se në një zarf do të shkruhen tre emra dhe më pas këto propozime do të vlerësohen.
Sipas kreut të grupit të shumicës, publiku mund të bëhet pjesë e konsultimeve duke dërguar emra në emalin zyrtar të grupit të PS.
“Mendoj se ky është një standard i ri për t’u ndarë njëherë e mirë nga kulisat e vjetra të zgjedhjes së Presidentit të Republikës”, tha Balla.
Ai gjithashtu ka shtuar se i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të mbahet më 4 maj.
Balla tha se nga e marta deri më 29 prill do të zhvillohen negociata për një ‘president konsensual’.
“Tre raundet e para kërkojnë konsultime për gjetjen e një presidenti konsensual”, tha ai duke iu referuar Kushtetutës që përcakton zgjedhjen e kreut të shtetit me 3/4 e votave në Parlament.
PS ka 74 deputetë që nuk mjaftojnë për zgjedhjen e Presidentit në 3 raundet e para.
Në mbi 30 vite demokraci, Shqipëria ka zgjedhur deri tani vetëm në një rast President konsensual. Në 2002, me marrëveshje PS-PD, Kuvendi i Shqipërisë votoi për president Alfred Moisiun.
Socialistët gjatë 10 ditëve konsultime, kanë përfshirë në bisedime grupin e deputetëve të PS, grupet parlamentare të opozitës, shoqërinë civile si dhe qytetarët.
Kushtetuta përcakton se President mund të zgjidhet çdo person 40 vjeç dhe të jetë rezident në Shqipëri në 10 vitet e fundit.
Kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.
Zgjedhja e Presidentit bëhet nga Parlamenti me 5 raunde votimi. Në 3 raundet e para kërkohet shumicë e cilësuar (84 vota), kurse në dy raundet e fundit nevojitet shumicë e thjesht (71 vota).
Nëse Presidenti nuk zgjidhet as në raundin e pestë, Kuvendi shpërbëhet.
Mandati i Ilir Metës si President përfundon më 24 korrik. Ai u zgjodh President më 29 prill 2017 në raundin e katërt me 87 vota. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025