LAJMI I FUNDIT:

​UEFA i konfirmoi lajmin e madh futbollit të Kosovës, vjen reagimi nga Agim Ademi

​UEFA i konfirmoi lajmin e madh futbollit të Kosovës, vjen reagimi nga Agim Ademi

UEFA i ka konfirmuar Kosovës se nga edicioni i ri, kampioni në BKT Superligën e Kosovës do të paraqitet direkt në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Ky lajm vije pak ditë kur UEFA Calculator e zbulois listën e klubeve që kanë shënuar ngritje, po ashtu edhe rënia, me futbollin kosovar që ka lënë pas atë të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.


Këtë lajm, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, presidenti i FFK-së, Agim Ademi e konfirmoi lajmin e pranuar nga shtëpia e futbollit evropian

Reagimi i plotë i Agim Ademit:

Meqë jemi në fazën përfundimtare të garave kampionale, dhe kohës kur do të përcaktohen klubet që do ta përfaqësojnë futbollin tonë në garat evropiane, konfirmohet edhe një lajm i mirë për futbollin tonë.

Siç u pa edhe në ranglistën e fundit të UEFA-s, për renditjen e ligave kombëtare, liga e Kosovës ka shënuar përparimin e radhës. Dhe në bazë të këtij përparimi, konfirmohet lajmi qe ne FFK-ja e ka dhënë edhe para fillimit të edicionit, se nga ky edicion, liga jonë do të përfaqësohet me 4 klube, 3 nga kampionati dhe fituesi i kupës.

Mirëpo risia tjetër është se si rezultat i ngritjes së rangimit të ligës, kampioni i Kosovës nga ky edicion nuk do të garoj në rundin para kualifikues, por direkt në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Përparimi i ligës, përfaqësimi me më shumë klube në garat evropiane dhe rritja e cilësisë në kuadër të garimit të brendshëm, është një tjetër dëshmi se futbolli i Kosovës po shënon rritje në çdo aspekt, që është edhe mision kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Presidentit Agim Ademi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori