LAJMI I FUNDIT:

Rreth 40 marinarë të vrarë pas fundosjes së anijes luftarake Moskva të Rusisë – një nënë sjell rrëfimin e djalit të saj që shërbente aty

Rreth 40 marinarë të vrarë pas fundosjes së anijes luftarake Moskva të Rusisë – një nënë sjell rrëfimin e djalit të saj që shërbente aty

Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë të zhdukur dhe shumë të tjerë u lënduan në fundosjen e anijes luftarake Moskva, raporton gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe duke cituar nënën e një marinari që besohet se ishte në bord.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, nëna tha se djali i saj i tha asaj në një telefonatë se Moskva, ishte goditur nga tre raketa nga toka, nga territori ukrainas.

“Ai më thirri dhe po qante për shkak të asaj që kishte parë. Ishte e frikshme”, tha ajo, duke shtuar se ajo vetë ishte e tmerruar se duhej të priste që ai të përfundonte shërbimin.


Konfirmohet se është fundosur luftanija Moskva, krenaria e marinës ruse
Lexo po ashtu Konfirmohet se është fundosur luftanija Moskva, krenaria e marinës ruse

Ai tha se nuk do t’i jepte asaj detajet e asaj që kishte parë sepse ishte shumë e tmerrshme, duke shtuar se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve.

Gazeta nuk ka përmendur emrin e marinarit apo nënës së tij për t’i mbrojtur ata.

Por ajo thotë se ka prova që e bëjnë të besueshme se marinari po shërbente në Moskva.

Ministria ruse e mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë asnjë fjalë për ndonjë viktimë pas fundosjes së saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori