LAJMI I FUNDIT:

​Zëdhënësi i Qeverisë iu përgjigjet kritikave ndaj propozimit për pagë minimale

​Zëdhënësi i Qeverisë iu përgjigjet kritikave ndaj propozimit për pagë minimale
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, deklaroi se ekzekutivi është duke bërë më shumë për qytetarët sesa kanë bërë të gjitha partitë opozitare së bashku për më shumë së një dekadë.

Këto deklarata, ai i bëri pas kritikave që mori Qeveria e Kosovës ndaj propozimit për pagë minimale në lartësi prej 264 euro bruto.


“Për opozitën që po kërkon rritje të pagës minimale deri në 400 euro, ua rikujtojmë se herën e fundit kur paga minimale është rritur ajo është rritur për 10 euro, përkatësisht 50 euro. Nga 120 euro siç ishte vendosur në vitin 2005 në 130 dhe 170 euro në 2011. Që atëherë e gjithë opozita e sotme, të gjitha me radhë, herë njëra e herë tjera, e besa herë të gjitha bashkë, kanë qenë në qeverisje. Por për 11 vjet, paga minimale mbeti e njëjta. Sot, po u duket e pamjaftueshme rritja e synuar në 264 euro – që është rritje prej 134 euro dhe 94 euro. Edhe një herë Qeveria Kurti po bën më shumë për qytetarët për një vit se çka kanë bërë të gjitha bashkë për më shumë se një dekadë”, tha Kryeziu.

Qeveria miraton pagën minimale, 250 euro neto
Lexo po ashtu Qeveria miraton pagën minimale, 250 euro neto

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e benficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallën tatimore në të ardhurat personale.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori