LAJMI I FUNDIT:

Breshëri plumbash, granatë dore, iriqë metalikë e gjuajtje me gurë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës

Breshëri plumbash, granatë dore, iriqë metalikë e gjuajtje me gurë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës

Katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pjesën veriore të vendit, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftoi përmes në konference për media se në sulmin e parë kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që shërbejnë për dëmtimin e gomave të automjeteve, në atë të dytin zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe AK 47.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Lidhur me rastin detaje dha edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se sulmi i parë ose tentim-sulmi ka ndodhur nëpërmjet vendosjes së iriqëve metalikë në rrugë nacionale, me qëllim të pamundësohet puna e Policisë së Kosovës dhe të rrezikohet drejtpërdrejtë jeta e zyrtarë policorë.

Sulm ndaj Policisë në veri, Sveçla e quan akt terrorist
Lexo po ashtu Sulm ndaj Policisë në veri, Sveçla e quan akt terrorist

Sulmi i dytë tha se ka ndodhur duke e gjuajtur me gurë veturën e policisë, ndërkaq sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale – janë gjuajtur me armë zjarri.

Sulmi i katërt, siç njoftoi Sveçla, ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur drejtpërdrejtë janë goditur dy vetura që transportonin zyrtarët policorë për në pikat kufitare.

“Tashmë po shihet se angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës dhe posaçërisht i Policisë që të vendosë rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës është bërë pengesë për Serbinë dhe grupe të caktuara që mbështeten drejtpërdrejtë nga Serbia”, tha ai, duke shtuar se këto sulme as nuk do t’i ndalin e as nuk do të frikësojnë./Telegrafi/

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori