LAJMI I FUNDIT:

Katër dështimet e Barcelonës – lamtumirë Liga e Kampionëve, Kupa e Mbretit, Superkupa dhe Liga e Evropës

Katër dështimet e Barcelonës – lamtumirë Liga e Kampionëve, Kupa e Mbretit, Superkupa dhe Liga e Evropës

Përveç befasive monumentale, Barcelona do të mbyll një vit bosh pa asnjë trofe të fituar. Barcelona mori një humbje të madhe dje nga Eintracht Frankfurt në fushën e tyre, këtë herë të pushtuar nga tifozët gjerman, duke u eliminuar edhe nga gara e vetme që mund të fitonin trofe, Liga e Evropës.

Askush nuk e priste diçka të tillë. Barcelona ishte në momentin më të mirë të sezonit me një seri prej 15 ndeshjesh pa humbje. Mund të eliminoheshin, por jo ashtu siç ndodhi.


Arsyet për të mos marrë asnjë titull vijnë që nga vera. Në gusht tashmë ishte e mundur të parashikohej se sezoni do të ishte i vështirë dhe shanset për të mos fituar asnjë titull ishin shumë të larta.

Xavi çmendet se si 30 mijë shikues mysafir ishin në ‘Camp Nou’ – ai kërkon hetim nga klubi se si arritën gjermanët të marrin bileta
Lexo po ashtu Xavi çmendet se si 30 mijë shikues mysafir ishin në ‘Camp Nou’ – ai kërkon hetim nga klubi se si arritën gjermanët të marrin bileta

Barcelona kishte humbur Leo Messin dhe Antoine Griezmann me numrin e golave ​​që kishin sjell kjo dyshe. Klubi nuk mundi as t’i zëvendësojë pasi arka e klubit ishe e zbrazur.

Për më tepër, marrëdhëniet midis Joan Laporta dhe Ronald Koeman ishin të tmerrshme. Presidenti ishte përpjekur ta largonte holandezin në fund të sezonit të kaluar, por nuk e bëri këtë sepse nuk gjeti një zëvendësues që i pëlqente.

Por kjo nuk mund të rregullohej në atë kohë, ndërsa binte në sy mungesa e besimit te trajneri në skuadër. Sikur të mos mjaftonte kjo, skuadra kishte shumë dëmtim. Barcelona në atë kohë u largua nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve, duke bërë që tutje të kalojnë Bayern Munich dhe Benfica.

Xavi në dimër mori komandën e ekipit. Joan Laporta i dha katër nënshkrime, por Superkupa dhe Kupa e Mbretit erdhën shumë shpejt. Trajneri i ri sapo u ul në stol u takua me Real Madridin në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Është e vërtetë që konkurruan kundër Los Blancos në atë ndeshje, por jo aq sa për të fituar në fund. Më pas erdhi ndeshja në ‘San Mames” në Kupën e Mbretit. Laporta nuk e lejoi Ousmane Dembele të luante atë ndeshje, që ai të pranonte rinovimin ose të largohej në afatin e dimrit. Skuadra humbi dhe askush nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse Dembele do të ishte në fushë.

Nga ajo ndeshje, përmirësimi i ekipit ishte i dukshëm. Rezultatet e mira arritën dhe disa ndeshje ishte mbetën të paharrueshme.

Sidomos fitorja 0-4 në Santiago Bernabeu. Ndjesitë e transmetuara nga skuadra ishin shumë të mira dhe seria e fitoreve rriti optimizmin për La Ligën, pavarësisht distancës, dhe Ligës së Evropës.

Gjithçka u prish dje. Edhe një herë skuadra ishte e goditur nga dëmtimet, pasi Xavi nuk mund të llogariste te Gerard Pique, Frenkie de Jong (i sëmurë) dhe Pedri u lëndua në pjesën e parë, gjera që e bënë të vetën.

Barcelona luajti ndeshjen më të keqe në një kohë të gjatë dhe la trofeun e katërt të sezonit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori