LAJMI I FUNDIT:

Disa nga zhvillimet e orëve të fundit në ditën e 51-të të agresionit rus në Ukrainë

Disa nga zhvillimet e orëve të fundit në ditën e 51-të të agresionit rus në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim të fundit drejtuar kombit i cili shënon ditën e 50-të të agresionit rus ka thënë se ukrainasit janë treguar “njerëz të pathyeshëm të vendit më të guximshëm”.

Një deklaratë e tillë erdhi në ditën e 50-të të agresionit, ndërkohë që më poshtë ua sjellim disa nga zhvillimet e orëve të fundit – kur jemi në ditën e 51-të të agresionit rus në Ukrainë:

Fjalimi i fundit i Zelensky drejtuar kombit shënoi ditën e 50-të të agresionit rus në Ukrainë - këto ishin fjalët e tij
Lexo po ashtu Fjalimi i fundit i Zelensky drejtuar kombit shënoi ditën e 50-të të agresionit rus në Ukrainë - këto ishin fjalët e tij
  • Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të pushtuar Popasna dhe Rubizhne në lindje, ku trupat pushtuese kanë zhvendosur fokusin në ditët e fundit.
  • Në fjalimin e tij të enjten vonë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përshëndeti ukrainasit për mbijetesën e 50 ditëve nën sulmin rus dhe për të luftuar kundër trupave pushtuese.
  • Në një intervistë për BBC, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjeve të energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë deri në 326 miliardë dollarë këtë vit.
  • Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Biden nuk do të vizitojë Ukrainën. Presidenti ka thënë se po shqyrton dërgimin e një zyrtari të lartë në kryeqytetin, Kiev.
  • Lajmi për fundosjen e anijes luftarake ruse Moskva – për të cilën Ukraina thotë se u godit nga raketat e saj – ka frymëzuar banorët e Kievit që të nxjerrin një pullë postare përkujtimore.
  • Drejtori i CIA-s, William Burns, ka paralajmëruar se përdorimi i mundshëm rus i armëve bërthamore “me rendiment të ulët” nuk mund të “merret lehtë”, megjithëse ka pak prova praktike për të përforcuar një shqetësim të tillë.
  • Fqinja e Ukrainës, Moldavia, një ish-republikë sovjetike, ka ndaluar simbolet ruse të luftës, duke përfshirë shkronjat Z dhe V. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë

Evropa
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Kalo në kategori