LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë sukseset për “Bebe” të Era Istrefit, kënga më e dëgjuar në Zvicër

Vazhdojnë sukseset për “Bebe” të Era Istrefit, kënga më e dëgjuar në Zvicër
Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, bëri rikthimin fuqishëm në muzikë dhe po pëlqehet në masë të madhe.

Ajo rreth dy javë më parë solli këngën e re të quajtur “Bebe”, të kompletuar edhe nga ana vizuale.


Ky projekt i artistes u prit mirë dhe për kaq kohë të shkurtër kaloi shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Veç kësaj, kjo këngë ritmike u bë virale dhe po qëndron në vend të parë në Zvicër.

Pesë milionë klikime për këngën e re të Era Istrefit “Bebe”
Lexo po ashtu Pesë milionë klikime për këngën e re të Era Istrefit “Bebe”

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të shpërndarë nga 27-vjeçarja në InstaStory.

Era Istrefi (Foto: YouTube)

Era përndryshe gjatë këtyre ditëve po vazhdon të qëndrojë në Kosovë, pranë miqve e familjarëve.

Duhet theksuar se “Bebe” është projekti i parë i Istrefit i lansuar nën menaxhimin e LEAF Management. /Telegrafi/