LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk na duhet kjo, fokusohuni në ndeshjet e vërteta’ – tifozët me kritika pas publikimit të një videoje nga Unitedi ku CR7 shënon gol spektakolar në stërvitje

‘Nuk na duhet kjo, fokusohuni në ndeshjet e vërteta’ – tifozët me kritika pas publikimit të një videoje nga Unitedi ku CR7 shënon gol spektakolar në stërvitje
(Foto: Twitter/Manchester United)

Tifozët e Manchester Unitedit e kanë kritikuar klubin për publikimin e një videoje të Cristiano Ronaldos duke shënuar një gol në stërvitje, ndërkohë që kanë kërkuar fokusim në fitimin e ndeshjeve.

Djajtë e Kuq janë aktualisht në vend të shtatë në Ligën Premier dhe e kanë regjistruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit kampionale duke vazhduar me sezonin e pakënaqshëm.


Superylli portugez ka qenë herë pjesë e ekipit herë jashtë për shkak të lëndimit, ndërsa brenda vitit 2022 e ka gjetur vetëm katër herë rrjetën. Tre nga këta gola i realizoi në fitoren prej 3-2 kundër Tottenham Hotspur në muajin e kaluar.

Sidoqoftë, Unitedi është kritikuar për postimin e videos, ku 37-vjeçari e kalon me stil Hannibal Mejbrin dhe shënon gol të bukur në stërvitje.

Nëna e tifozit autik të sulmuar nga Ronaldo refuzon ofertën e tij: Man United i përkeqësoi gjërat
Lexo po ashtu Nëna e tifozit autik të sulmuar nga Ronaldo refuzon ofertën e tij: Man United i përkeqësoi gjërat

Tifozët kanë reaguar shpejt në rrjetet sociale duke ripërsëritur se ekipi i Ralf Rangnick duhet të përqendrohet te ndeshjet dhe jo të shpërndajë video nga stërvitjet.

“Ja po shkojmë sërish me video dhe fotografi nga stërvitjet. Hiqni dorë nga këto gjëra pa lidhje”; “Nuk na nevojitet kjo. Na duhet rezultate”; “Kjo është stërvitje, kërkoni të shënojë gola në ndeshjet e vërteta, do ta shihni. Absolutisht asgjë” – janë disa nga reagimet e tifozëve në Twitter.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Unitedit këtë sezon me 18 gola në të gjitha garat, megjithatë ai është kritikuar që nga rikthimi duke u konsideruar se nuk është zgjidhja që nevojitet në Old Trafford. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori