LAJMI I FUNDIT:

Ka shkuar për të luftuar kundër ukrainasve, rusja i jep leje bashkëshortit të përdhunojë femrat ukrainase – publikohet biseda telefonike

Ka shkuar për të luftuar kundër ukrainasve, rusja i jep leje bashkëshortit të përdhunojë femrat ukrainase – publikohet biseda telefonike

Një grua nga Rusia është regjistruar duke biseduar në telefon me bashkëshortin e saj që është ushtar në Ukrainë – të cilit ajo i jep leje që të përdhunojë gratë ukrainase, por duke ia bërë me dije se duhet të përdorë “mbrojtje” kur të kryen këto krime.

Organet e sigurisë në Ukrainë kanë arritur të kapin një bisedë telefonike mes një çifti bashkëshortor nga Rusia, kurse audio incizimi është postuar në Telegram, me qëllim që e tërë bota ta kuptojë se çfarë janë duke bërë rusët në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Materiali i regjistruar është titulluar: “gratë e pushtuesve rusë po i lejojnë burrat e tyre të përdhunojnë femrat ukrainase”.


“Po bëje me gratë ukrainase. Përdhunoji, por thjesht mos më trego asgjë për këtë më pas. Dhe përdor mjete kontraceptive”, dëgjohet duke thënë rusja derisa po bisedonte me bashkëshortin e saj që është dërguar me urdhër të Putinit të luftojë në Ukrainë.

“Pra, mund të përdhunojë dhe mos të tregojë asgjë”, dëgjohet ushtari rus duke iu përgjigjur gruas e cila madje qesh gjatë tërë bisedës telefonike.

E kjo bisedë mes çiftit rus po vjen në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po akuzon ushtrinë ruse për përdhunimin e qindra femrave ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pesë pikat kryesore nga debati Harris-Trump

Pesë pikat kryesore nga debati Harris-Trump

Amerika
Trump pretendoi në debat se emigrantët nga Haiti i kanë ngrënë qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të amerikanëve

Trump pretendoi në debat se emigrantët nga Haiti i kanë ngrënë qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të amerikanëve

Amerika
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Izraeli publikoi videon e tunelit ku u vranë gjashtë pengjet, ata u mbajtën në kushte të tmerrshme

Izraeli publikoi videon e tunelit ku u vranë gjashtë pengjet, ata u mbajtën në kushte të tmerrshme

Azia
Harris i thotë Trumpit se 'Putini do ta hante për drekë'

Harris i thotë Trumpit se 'Putini do ta hante për drekë'

Amerika
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Kalo në kategori