LAJMI I FUNDIT:

Vizita në SHBA së bashku me kryeministrin Kurti? Flet presidentja Osmani

Vizita në SHBA së bashku me kryeministrin Kurti? Flet presidentja Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot gjatë vizitës së saj në Mitrovicë, ka bërë të ditur se janë duke punuar për disa vizita në SHBA dhe në disa prej tyre do të jetë bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

Osmani e pyetur nga gazetarët se a do të jetë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se stafi i saj është duke punuar në detajet e agjendës.

“Ne jemi duke punuar për disa vizita në SHBA sepse do të bëhen për qëllime të ndryshme. Në disa vizita do të jemi bashkë, e në disa ndaras. Në momentin që i kemi saktë të gjitha detajet e agjendës do t’ju informojmë. Për momentin stafi ynë është duke punuar në detaje të agjendës”, tha presidentja, raporton Telegrafi.


Sipas saj, ajo që është e rëndësishme është fakti se bashkëpunimi me ShBA-të është jashtëzakonisht intensiv, në baza ditore, edhe me ambasadorin e SHBA në Kosovë, Hovenier, edhe me Departamentin amerikan të shtetit, National Security Council, etj.

Ajo më tej shtoi se Kosova është i vetmi vend në rajon, edhe më gjerë që presidenti amerikan është i është drejtuar me një video mesazh ku ka shprehur mbështetje për institucionet dhe popullin e Kosovës, ndërsa ka folur për krimet ndaj popullit të Kosovës dhe ka treguar se SHBA do të mbesin partner të palëkundur të Kosovës.

Presidentja e vendit po ashtu bëri të ditur se gjatë prillit dy delegacione të larta do ta vizitojnë Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori