Lugina e Valbonës tashmë pjesë e parkut kombëtar “Alpet e Shqipërisë” dhe prej vitesh është kthyer në një prej atraksioneve më të rëndësishme të turizmit në veri të vendit.
Agjencia e Zonave të Mbrojtura në Kukës ka publikuar pamje të Luginës së Valbonës duke shpalosur edhe pikat që mund të vizitohen në këtë zonë turistike.
Një nga pika turistike më të vizituara në park është Kanioni i Shoshanit.
“Një ndalesë në këtë pikë është për të mos u humbur. Pikërisht mbi këtë kanion mbi një urë mund të shijohet pamja magjepsëse e lumit të Valbonës ndërsa poshtë në një pjesë pas grykës, të pasionuarit pas notit apo dhe aventurave mund edhe të lahen”, ka sqaruar AdZM Kukës.
Sipas agjencisë, rreth 10 kilometra përtej fshatit të Dragobisë, buzë Valbonës ndodhet mulliri i vjetër që mban emrin e lumit.
“I rindërtuar disa herë, mulliri ka një urë këmbësorësh përmes së cilës mund të arrihet. Prej kësaj ure mund të shijohet edhe më mirë se në Shoshan ngjyra, zhurma dhe rrjedha e lumit pasi distanca është edhe më e afërt. Kjo vendndodhje është kthyer në atraksion për turistët pasi askush nuk largohet që aty pa bërë një foto”, ka thënë agjencia.
Gjithashtu, Majat e Alpeve brenda parkut ofrojnë pafundësi mundësish për të pasionuarit pas ngjitjeve në male pasi ka numrin më të madh të majave me mesataren mbi 2 mijë metra në Shqipëri të mbledhura të gjitha në Alpet rreth saj.
“Prej këtyre majave dallojnë: “Maja e Çet-Harushës” (2,042 m), “Maja e Çeremit/Gjarprit” (2,213 m), “Maja e Ismet Sali-Bruçajt” (2,235 m), “Maja e Thatë” (2,406 m), “Maja e Peçmarës” (2,424 m), “Maja e Kollatës” (2,554 m), “Maja e Zezë” (2,585 m) dhe mbi të gjitha “Maja e Jezercës” (2,694 m), që ofron një nga sprovat më të mëdha të dashamirësve të ngitjeve në Shqipëri”, ka shtuar agjencia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

41 shkrime, 67 pjesëmarrës, përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism – ndahen çmimet kryesore

Në thirrjen e dytë publike për komunat deri më tani janë paraqitur rreth 400 projekte nga 51 pushtete lokale

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker