LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që e përjetuan në sulmin e sotëm që ndodhi në metronë e New Yorkut

Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që e përjetuan në sulmin e sotëm që ndodhi në metronë e New Yorkut

Deklaratat e dëshmitarëve okularë kanë filluar të arrijnë për atë se çfarë ndodhi sot në stacionin e metrosë në Brooklyn të New Yorkut, ku rreth orës 8:30 ka ndodhur një sulm ku u plagosën dhjetëra persona.

Një dëshmitare e identifikuar vetëm si Claire, tha se “ka humbur kompjuterin” si pasojë e plumbave të shkrepur, transmeton Telegrafi.


Ajo shtoi se i dyshuari – që barte një jelek ngjyrë portokalli dhe maskë kundër gazit – lëshoi në tokë një lloj cilindri që tentonte ta mbulonte.

Horror në New York, plagosen të paktën 13 persona gjatë të shtënave në metronë e Brooklynit – raportohet edhe për të vdekur
Lexo po ashtu Horror në New York, plagosen të paktën 13 persona gjatë të shtënave në metronë e Brooklynit – raportohet edhe për të vdekur

Një dëshmitar tjetër – Sam Carcamo, tha se dyert e trenit “hapën tmerrin” që ndodhi në stacionin e metrosë.

“Ka pasur tym e gjak dhe njerëzit që bërtisnin”, tha ndër tjera ai duke shtuar se ka parë sasi të mëdha tymi që dilte nga dyert e trenit që u hapën.

Njerëz të shtrirë në tokë në një stacion metroje në Brooklyn të New York-ut – raportohet për të shtëna por edhe për një shpërthim
Lexo po ashtu Njerëz të shtrirë në tokë në një stacion metroje në Brooklyn të New York-ut – raportohet për të shtëna por edhe për një shpërthim

Danny Mastrogiorgio theksoi se kishte dërguar të birin në shkollë, kur pa pasagjerët e plagosur që vraponin shkallëve të stacionit të metrosë. Sipas tij të paktën dy prej tyre kishin pësuar lëndime në këmbë.

“Ka qenë një situatë e tmerrshme”, shtoi ai për BBC. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori