LAJMI I FUNDIT:

Muja: Me ndihmën prej 100 eurove duam të minimizojmë rritjen e çmimeve – varfëria në Kosovë në nivelin më të ulët

Muja: Me ndihmën prej 100 eurove duam të minimizojmë rritjen e çmimeve – varfëria në Kosovë në nivelin më të ulët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Deputeti i shumicës parlamentare, Armend Muja tha në RTV Dukagjini se ndihma ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Edhe në nëntor ka pasur ndihma për kategori të caktuar për të minimizuar ndikimin e rritjes së çmimeve”.


Muja ka thënë se ndihma e përgjithshme e shtetit me këtë qeveri i afrohet 1 miliardë eurove, duke përfshirë subvencionet e ndryshme.

“Në vitin 2019 Qeveria e Kosovës për grante dhe transfere i ka dhënë rreth 630 milionë euro. Ndihma në kohë pandemi ka shkuar në mbi 800 milionë. Ndihma jonë tashmë shkon te 1 miliardë euro. Pra ndihma e Qeverisë së Kosovës është rritur përtej pandemisë”.

Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët
Lexo po ashtu Kurti prezanton Pakon e re: Nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët

Deputeti i LVV-së thotë se në këtë ndihmë përfshihen rreth 800 mijë persona.

“Dje doli edhe një raport i Bankës Botërore i cili thotë se për shkak të këtyre masave, varfëria në Kosovë në vitin 2021 është reduktuar nga 23% në 19%. Ky nivel u ulët varfërie nuk ka qenë asnjëherë më parë”.

Muja thotë se kjo Qeveri ka subvencionuar të varfëritë për dallim nga të kaluarat që sipas tij ka ndarë para për bizneset.

Muja thotë se paga minimale nuk është rritur për 10 vite, derisa Qeveria Kurti për një vit e dyfishoi atë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Dënohet me burg pronari i HIB Petrol

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Kalo në kategori