Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, duke arsyetuar kryeministrin Kurti dhe ministren Gërvalla, që lëshuan seancën e Kuvendit derisa po debatohej për politikën e jashtme, ka thënë se shtyrja e seancës për shkak të mosprezencës së tyre më shumë duket të jetë pretekst se sa arsye.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njoftoi për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla nga seanca, për një takim që ajo e kishte në agjendë.
Për largimin e ministres Gërvalla reaguan Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast, edhe vendosën ta lëshonin sallën.
Konjufca, tha se “më nuk ka kuorum për ta vazhduar seancën”, dhe kësisoj përfundoi për ditën e sotme.
Pas ndërprerjes së seancës, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar zëdhënësi I Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Zëvendëskryeministrja Gërvalla pati takim me ministrin e qeverisë së Izraelit, Esaëi Frej i cili është në vizitë zyrtare në Kosovë. Kryeministri Kurti sapo përfundoi takimin me Presidenten e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, e cila po ashtu është në vizitë zyrtare në Kosovë. Menjëherë pas takimit, deri sa ishte rrugës për në Kuvend, kryeministri Kurti u njoftua se seanca është shtyer”, ka shkruar Kryeziu, transmeton Telegrafi.
“Besoj që të gjithë deputetët, e ndoshta më së miri ata që në kaluarën kanë qenë pjesë e ekzekutivit, e mirëkuptojnë se takimet e nivelit të tillë konfirmohen paraprakisht dhe nuk mund të shtyhen”.
“Meqë kryeministri Kurti e zëvendëskryeministrja Gërvalla munguan vetëm një orë gjatë një debati parlamentar që di të bëhet gjithëditor, shtyerja e seancës për shkak të mosprezencës së tyre më shumë duket të jetë pretekst se sa arsye. Me gjasë nuk deshtën të vazhdojnë një debat që veçse kishin filluar ta humbnin”, ka shkruar Kryeziu.
Kuvendi i Kosovës, të martën, ka mbajtur një seancë për politikën e jashtme të vendit. Debati parlamentar mbi këtë temë ishte propozuar nga deputeti i subjektit më të madh opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Deputetët e partive opozitare kanë drejtuar një varg kritikash në adresë të Qeverisë së Kosovës, për, siç kanë thënë, politikë të jashtme të degraduar, ndërkaq që vetë kryeministri Albin Kurti është përgjigjur ndaj këtyre kritikave dhe ka dhënë sqarime në disa nga pyetjet, por edhe kritikat e deputetëve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën