LAJMI I FUNDIT:

Putin pretendon se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të nisë një operacion ushtarak në Ukrainë

Putin pretendon se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të nisë një operacion ushtarak në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se operacioni ushtarak i Moskës në Ukrainë do të arrinte padyshim ato që ai tha se ishin objektivat e saj “fisnike”.

Rreth agresionit rus në Ukrainë, Putin ka folur në një ceremoni çmimesh në Kozmodromin Vostochny në lindjen e largët të Rusisë, ku ai pritet të takohet edhe me liderin bjellorus Aleksandr Lukashenko.

Putin u citua të ketë thënë nga agjencitë ruse të lajmeve se Moska nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të nisë një operacion ushtarak dhe se një përplasje me forcat anti-ruse të Ukrainës kishte qenë e pashmangshme dhe thjesht një çështje kohe.


Putin theksoi se vendi i tij nuk planifikon të izolohet nga pjesa tjetër e botës dhe se forcat ruse që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë po vepronin “me guxim dhe efikasitet”.

Ai tha se Rusia “nuk mund të tolerojë më gjenocidin që po kryhet mbi popullin rusishtfolës në rajonin e Donbasit”. /Telegrafi/