LAJMI I FUNDIT:

Imami Labinot Maliqi: Legalizmi i kanabisit për pëdorime medicinale nuk bie ndesh me mësimet e fesë islame

Imami Labinot Maliqi: Legalizmi i kanabisit për pëdorime medicinale nuk bie ndesh me mësimet e fesë islame

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Sipas Ramës 61 për qind e shqiptarëve e përkrahin legalizimin e kanabisit mjekësor.

Ideja e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor është shtruar tashmë edhe në Kosovë.

Imami Labinot Maliqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kanabisi futet në llojin e pikëve që i shkakton dëm trupit të njeriut dhe sipas tij është e ndaluar.


“Sipas studiuesve, tymi i marihuanës ka më shumë substanca kancerogjene se vet tymi i duhanit. Një studim madje thotë se një thithje e vetme e kanabisit sjell më shumë dëme në mushkëri se 5 cigare të thithura njëra pas tjetrës. Pra çdo gjë që i bën dëm trupit të njeriut është e ndaluar që të konsumohet”.

Imami thotë se nuk ka dyshime se kanabisi i papërpunuar nuk ka dyshim se është i ndaluar sipas fesë islame.

“Përdorimi i kanabisit të përpunuar është tjetër çështje. Legalizmi i kanabisit për studime dhe mjekime medicinale nuk bie ndesh me mësimet e fesë”.

Ai thotë se në kohën e pejgamberit Muhamed, bima e kanabisit nuk ka qenë e përhapur dhe sipas tij ajo u përhap në disa vende të Lindjes së Mesme.

“Puna është te çështja e dehjes. Kanabisi bën dehjen e një pjesë të trurit në analogji me alkoolin.

Në bazë të fjalëve të profetit Muhamed ne mund të bëjmë analogji të fenomeve.

“Ajo që të deh më shumicë, edhe pakica e saj është e ndaluar”, deklaroi tutje Imami Labinot Maliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori