LAJMI I FUNDIT:

UEFA e ndëshkon Atletico Madridin para ndeshjes kthyese me Man Cityn

UEFA e ndëshkon Atletico Madridin para ndeshjes kthyese me Man Cityn

UEFA ka konfirmuar se “të paktën 5,000 vende” do të mbyllen në stadiumin Wanda Metropolitano për ndeshjen e Atletico Madridit kundër Manchester Cityt të mërkurën në mbrëmje.

Dënimi lidhet me “sjelljen diskriminuese” të supozuar të tifozëve të Los Cholchoneros gjatë ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve në Etihad të martën e kaluar, të cilën City e fitoi 1-0. Kapaciteti i stadiumit të Atleticos tani pritet të reduktohet në 63,456.

Stadiumi Wanda Metropolitano u bë shtëpia e Atleticos në 2017-ën, duke zëvendësuar Estadio Vicente Calderon tashmë të shkatërruar – dhe organizoi finalen e Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Tottenhamit në maj 2019, e cila përfundoi 2-0 për skuadrën e Jurgen Klopp.


Djelmoshat që mbledhin topa jashtë fushe te Mallorca ia dolën ta acaronin Jan Oblakun
Lexo po ashtu Djelmoshat që mbledhin topa jashtë fushe te Mallorca ia dolën ta acaronin Jan Oblakun

“Organi i Apelit i UEFA-s ka njoftuar vendimin e mëposhtëm i cili do të ndikojë në pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjet e UEFA-s”, thuhet në një deklaratë të shtëpisë së futbollit evropian të hënën në mbrëmje.

“Për të urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit të Club Atletico de Madrid gjatë ndeshjes së ardhshme (një) të kompeticionit të UEFA-s në të cilën Club Atletico de Madrid do të luante si klub pritës, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të tyre”.

“Klubi Atletico de Madrid do të informojë përpara ndeshjes sektorin(et) që do të mbyllen, të cilët duhet të kenë të paktën 5000 vende”.

Stadiumi Wanda Metropolitano priti finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019

“Të urdhërojë Club Atletico de Madrid të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s që klubi do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me formulimin “#NoToRacism” – me logon e UEFA-s mbi të”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

Kjo është hera e dytë që UEFA urdhëron Atletico të mbyllë një pjesë të stadiumit të tyre pas akuzave për racizëm. Një banderolë raciste u pa mes mbështetësve të klubit spanjoll gjatë fitores 3-0 të tyre në finalen e Ligës së Evropës kundër Marsejës në 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk do ta harroj kurrë "Santiago Bernabeun", lojtarët e Real Madridit pas ndeshjes u larguan me Ferrari" - Foda flet për ndeshjen me mbretërit

Liga e Kampionëve
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në

Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Sir Alex Ferguson zbulon pendimin e tij më të madh sa ishte trajner i Man Utd

Sir Alex Ferguson zbulon pendimin e tij më të madh sa ishte trajner i Man Utd

Premier League
“Ne jemi skuadra më e keqe, ndoshta, në historinë e Manchester United” - Amorim flet pas ecurisë së dobët

“Ne jemi skuadra më e keqe, ndoshta, në historinë e Manchester United” - Amorim flet pas ecurisë së dobët

Premier League
Florentino Perez u rizgjodh president i Real Madridit deri në vitin 2029

Florentino Perez u rizgjodh president i Real Madridit deri në vitin 2029

La Liga
Kalo në kategori