LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i kërkon falje djaloshit që ia theu telefonin, e fton për të parë një ndeshje në Old Trafford

Ronaldo i kërkon falje djaloshit që ia theu telefonin, e fton për të parë një ndeshje në Old Trafford

Cristiano Ronaldo e ka ftuar të parë një lojë në Old Trafford, tifozin, të cilit ia theu telefoni në Goodison Park, si ‘shenjë e lojës së ndershme dhe sportive’.

Sulmuesi 37-vjeçar ka kërkuar falje në rrjetet sociale në lidhje me një incident që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes në humbjen 1-0 të Manchester Unitedit ndaj Evertonit të shtunën pasdite.


Pasi kaloi pranë tifozëve, Ronaldo ishte gati të shkonte në zhveshtore, por aty bëri gjestin e pahijshëm duke ia rrezuar djaloshit telefonin nga dora.

Humbja e çmendi plotësisht, Ronaldo ia theu telefonin tifozit të mitur të Evertonit
Lexo po ashtu Humbja e çmendi plotësisht, Ronaldo ia theu telefonin tifozit të mitur të Evertonit

Ky moment apo incident i shkaktuar nga Ronaldo, shpejt u bë viral duke u postuar në të gjitha rrjetet sociale.

Manchester Unitedi thuhet se po shqyrton incidentin pasi u shfaqën pamjet dhe tani, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka publikuar një kërkim falje në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Cristiano Ronaldo tregon këmbën e gjakosur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Evertonit, zbulon shenjën e tmerrshme
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo tregon këmbën e gjakosur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Evertonit, zbulon shenjën e tmerrshme

“Nuk është asnjëherë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ky me të cilin po përballemi. Megjithatë, ne duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur”.

“Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë tifoz të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, ka shkruar Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori