LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck

Jennifer Lopez fejohet për herë të dytë me Ben Affleck

Jennifer Lopez e ka konfirmuar fejesën e saj me Ben Affleck.

Aktorja dhe këngëtarja 52-vjeçare mbrëmjen e së premtes e ka shpërndarë një video të saj duke qarë e duke e shikuar unazën e fejesës.


Jennifer tregoi shkëlqimin mahnitës në klipin 13 sekondash – pa përfshirjen e të fejuarit të saj, aktorit 49-vjeçar.

Foto: OnTheJLo.com

Videoja nisi me një pamje të unazës, e më pas duke shfaqur fytyrën e lumtur të yllit të “Hustlers”.

Nëna e dy fëmijëve u pa duke fshirë lotët e gëzimit ndërkohë që shikonte me pasion unazën e madhe smeraldi e diamanti. Ajo u shfaq në një veshje të thjeshtë të përbërë nga një bluzë jeshile, triko të thurur dhe grim të lehtë.

Lopez u dëgjua duke thënë “Unë jam perfekt” në këngën bashkangjitur videos.

Foto: OnTheJLo.com

Jennifer dhe Ben ishin të fejuar po ashtu 18 vjet më parë në vitin 2004.

Jennifer Lopez ndez thashethemet për një fejesë me Ben Affleck, fotografohet me unazë të madhe diamanti
Lexo po ashtu Jennifer Lopez ndez thashethemet për një fejesë me Ben Affleck, fotografohet me unazë të madhe diamanti

Marrëdhënia e çiftit tronditi fansat meqenëse u ribashkuan në maj të vitit 2021, 17 vjet pas fejesës së tyre.

Jennifer dhe Ben (Foto: Film Magic)

Në prill 2021, ajo përfundoi marrëdhënien me Alex Rodriguez, me të cilin ishte për katër vjet në lidhje e dy vjet e fejuar. /Telegrafi/

Foto: OnTheJLo.com

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Linda Halimi: Çdo mëngjes i them vetes, me sa palë mend në kokë e lash vajzën e u futa në Big Brother

Linda Halimi: Çdo mëngjes i them vetes, me sa palë mend në kokë e lash vajzën e u futa në Big Brother

Magazina
Fëmijë të shumtë presin në rend për t'u fotografuar me Feron në xhami

Fëmijë të shumtë presin në rend për t'u fotografuar me Feron në xhami

Magazina
Kalo në kategori