Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës në dy operacionet “Pika”, më 14 mars dhe 8 prill kanë arrestuar 74 zyrtarë policor, të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Operacionit “Pika” i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë, ndërsa është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës
Operacioni “Pika 1” ishte fokusuar në pikë-kalimet kufitare në Qafë Prushë dhe Qafë Morinë, ndërsa operacioni “Pika 2” në pikë-kalimin kufitar Vërmicë.
Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të dy operacioneve
Operacioni “Pika” vë në pranga 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit
Më 14 mars Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Pika” që kishte filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.
Në këtë operacion ishin vu në pranga 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
IPK muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimeve kufitare në Qafë Prushë dhe Qafë Morinë si dhe dy zyrtarëve doganorë.
“Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale.
Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika” ka arrestuar sot 48 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy togerë policorë – komandantë të pikë kalimeve kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë dhe pesë rreshterë) si dhe dy zyrtarë doganorë, që të gjithë të dyshuar për veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ ‘marrje e ryshfetit’”, thuhej në njoftim.
Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar me qindra herë mbi 400 herë në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .
Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit
Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar edhe të premten, më 8 prill operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë.
Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”.
Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .
Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.
Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë.
Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka njoftuar për arrestimin e 17 punonjësve të policisë shqiptare në pikën kufitare të Morinës pas një aksioni të përbashkët policor të zhvilluar me autoritetet e Kosovës, në lidhje me korrupsionin e ushtruar në doganë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A është arritur marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Duda Baljes, flet Peci

Live Tentativa e radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, në ora 10:00 pritet vazhdimi i seancës konstituive

40 ditë nga tragjedia në Koçan, Plenumi Studentor sot organizon marsh përkujtimor për 62 viktimat

Aksident në dalje të Prishtinës, te rrethi i FSK-së – dy të lënduar

Sot vazhdimi i seancës konstituive, a do t’i ketë LVV votat e nevojshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit?

Vetaksident me fatalitet në Suharekë

Deputeti i LVV-së, Thaçi: I kemi numrat për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Tërmet në Shqipëri

Rexhaj i LVV-së: Ka pasur takime me Limajn për votimin e Albulena Haxhiut kryeparlamentare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit