LAJMI I FUNDIT:

Kurti nga Greqia: Evropa është kontinenti ynë, BE-ja është fati ynë

Kurti nga Greqia: Evropa është kontinenti ynë, BE-ja është fati ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dëshiron të hyjë në BE dhe në NATO. “Duam të hyjmë në NATO dhe BE, por për shkak të faktorëve të shumtë duket se më parë do të hyjmë në NATO, sesa në BE”, tha ai.

Kurti, gjatë bashkëbisedimit me gazetaren e “Politico Europe” dhe Agjencisë së Lajmeve “ANA”, Nektaria Stamouli, në kuadër të Forumit Ekonomik Delphi në Greqi, tha se para dy javësh ka shënuar vitin e parë në krye të Qeverisë së Kosovës dhe se Kosova ka kaluar një vit të mirë me pandeminë.

“Me krenari mund të them se Kosova gjendet në majën e lartë në Evropë me shkallën e lartë të vaksinimit dhe shkallën e ulët të vdekjeve nga pandemia”, tha Kurti.


Ai foli për ngritjen ekonomike dhe rënien e shkallës së korrupsionit.

“Kemi luftuar korrupsionin sivjet si asnjëherë deri tash, që prej çlirimit të vendit. Rreth 300 zyrtarë të shtetit janë arrestuar për korrupsion. Korrupsioni është i keq për ekonominë, për qytetarë dhe për vetë shtetin. Por është një gjë e keqe edhe për vet sigurinë, siç e ka thënë edhe presidenti Biden. Kriminaliteti dhe korrupsioni janë kërcënime për sigurinë kombëtare. Për këtë nuk mund të tolerojmë askund, në asnjë kohë e sidomos kur ndodh brenda institucioneve të shtetit”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.

Kryeministri tha se “kemi rritur buxhetin për mbrojtjen për shkak se duam t’i bashkohemi NATO-s”.

“Duam të hyjmë në NATO dhe BE, por për shkak të faktorëve të shumtë duket se më parë do të hyjmë në NATO, sesa në BE”, tha ai.

Ai tha se Kosova dhe NATO janë pjesë e të tashmes dhe të ardhmes së njëra-tjetrës, derisa shtoi se vendi ynë i është afruar anëtarësimit në Aleancën Veri-atlantike pas luftës në Ukrainë.

“Jemi në bashkëpunim të afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po bëjmë një transformim të ushtrisë tonë dhe e shohim Amerikën si një aleat të fortë për sigurinë në Kosovë dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”.

“Me pushtimin rus në Ukrainë perspektiva dhe shpejtësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO janë rritur. Të mos harrojmë që Kosova dhe NATO janë pjesë e historisë, të tashmes dhe të ardhmes të njëra-tjetrës. Kosova nuk është anëtare e NATO-s, por NATO është e integruar përbrenda Kosovës dhe shpresojmë që mund të kontribuojmë në sigurinë kontinentale duke u bërë anëtar të NATO-s dhe këtë e kemi dëshmuar me zbarkimin e trupave tanë, bashkë me ushtrinë amerikane, ku ushtarët dhe oficerët tanë nuk mbesin fare prapa kolegëve të NATO-s”, tha ai.

“Në këto zhvendosje tektonike dhe rrethana gjeopolitike t’i bashkohemi NATO-s dhe BE-së sa më herët që të jetë e mundur. Ndoshta shumë më herët sesa është menduar para disa muajsh”.

Kurti ka thënë se tani është koha e duhur që Greqia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Ne kemi komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë me Greqinë. Populli i Kosovës dhe ai i Greqisë dhe të dyja qeveritë nuk kanë çështje të pazgjidhura. Ka një urë dhe duhet ta kapërcejmë atë urë. Është koha e duhur që Greqia ta njohë Kosovën. Para kësaj dhe veçanërisht pas njohjes, ne mund të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimin tregtar. Mendoj se Greqia është lidere regjionale dhe mund ta ndihmojë Kosovën shumë të marrë njohje të reja, në këto rrethana gjeopoltike që t’i bashkohemi NATO-s shumë më herët se sa është menduar para disa viteve”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se ka qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik. Thotë se kritikën e ka mësuar nga Evropa.

“Ne jemi fëmijë të Evropës, ndërsa Bashkimi Evropian është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit, jo vetëm në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk ka alternativë tjetër… NATO dhe BE-ja nuk kanë alternativë. Evropa është kontinenti ynë. BE-ja është fati ynë”, tha Kurti.

Duke folur për agresionin rus në Ukrainë, ai ka thënë se që nga korriku i vitit të kaluar presidenti despot Putin ka shpallur manifestin e luftës, me një titull tejet interesant se si kishte një unitet historik mes rusëve dhe ukrainasve, dhe se janë pak a shume i njëjti popull.

“Unë mendoj që Putin ka interesim që ta vazhdojë luftën dhe shoh rrezik jo vetëm për Gjeorgjinë dhe Moldavinë por edhe për Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Kalo në kategori