LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi dëbon diplomatët rusë – ata kanë kohë shtatë ditë për ta lërë vendin

Mali i Zi dëbon diplomatët rusë – ata kanë kohë shtatë ditë për ta lërë vendin

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi (MPJ) ka shpallur sot të padëshirueshëm edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.

Në mars, ministri i Jashtëm malazez dëboi një diplomat rus në bazë të një vlerësimi të shërbimeve malazeze të sigurisë dhe i njëjti vlerësim është arsyeja e dëbimit të ri të stafit të ambasadës ruse, raporton rtcg.


“Ministria e Jashtme mori vendimin bazuar në vlerësimin e organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatëve rusë dhe nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thuhet në deklaratë.

Është sqaruar se nota për vendimin për shpalljen e katër diplomatëve të padëshirueshëm i është dorëzuar sot ambasadorit rus në Mal të Zi dhe se me të është caktuar një afat prej shtatë ditësh që diplomatët të largohen nga territori malazez.

Rusia kohët e fundit, në përgjigje të vendimit të parë të Malit të Zi për të dëbuar diplomatët, shpalli një diplomat malazez në Moskë persona “non grata”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori