LAJMI I FUNDIT:

Një luftë e re u parandalua – Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të negociojnë për paqe

Një luftë e re u parandalua – Armenia dhe Azerbajxhani ranë dakord të negociojnë për paqe

Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord të nisin bisedimet e paqes për të zgjidhur tensionet mbi Nagorni-Karabakun, i cili kufizohet me të dyja vendet.

Kështu u bë e ditur të enjten nga zyra e kryeministrit të Armenisë, Nikola Pashinyan.


Ky i fundit zhvilloi bisedime me presidentin e Azerbajxhanit në Bruksel, ku mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, raportoi france24.

Marrëveshja parasheh që deri në fund të prillit të formohet një komision dypalësh, i cili do të përcaktojë së bashku kufijtë, shtohet.

“Udhëheqësit urdhëruan ministrat e tyre të jashtëm të fillojnë përgatitjet për bisedimet e paqes midis dy vendeve”, tha zyra e kryeministrit armen.

Më 9 nëntor 2020, presidenti rus Vladimir Putin, Aliyev dhe Pashinyan nënshkruan një marrëveshje për një armëpushim të plotë në Nagorni-Karabak, por pavarësisht kësaj, konfliktet mes dy vendeve kanë vazhduar që nga ajo periudhë. /Telegrafi/