Debati midis librave elektronikë dhe atyre të printuar, ka shkaktuar prej kohësh diskutime familjare dhe mes miqve – së bashku edhe me mendimet e kualifikuara të ekspertëve. Faqja e internetit Book Riot, e ka rihapur këtë temë.
Një studim i kryer që në fillimin e viteve 1990, kishte treguar se leximi në ekran ishte më i ngadaltë dhe më pak i saktë sesa ai tradicional. Por, librat elektronikë po e ndryshojnë perceptimin që kemi për një tekst, kur lexojmë një libër.
Në vitin 2014, një eksperiment tregoi se fëmijët preferojnë më shumë librat e printuar, në vend të atyre që lexohen nëpërmjet një ekrani digjital. Prindërit dhe mësuesit kanë vënë re se si rritet vëmendja dhe kurioziteti i të vegjëlve kur ndërveprojnë me një libër letre e jo me një digjital.
Rëndësia e kontaktit fizik dhe perceptimi i ndryshëm vizual i bëjnë më tërheqës për një fëmijë librat e printuar. Në të njëjtën linjë, një studim norvegjez vëzhgoi sjelljen e disa fëmijëve në klasat fillore. Studimi tregoi se nxënësit që lexonin një tekst në letër, ishin më të aftë që t’u përgjigjeshin pyetjeve se çfarë kishin kuptuar prej tij. Ndërsa, një studim nga Universiteti Stavanger në Norvegji, tregoi se pasi 50 njerëz u udhëzuan të lexonin të njëjtën histori – gjysma në një libër elektronik dhe gjysmën në letër. Ata që kishin lexuar librin prej letre, kishin një ndjeshmëri dhe kujtesë më të madhe sa i përket përmbajtjes. Studiuesit vunë re se lexuesit e librit elektronik e kishin më të vështirë të rindërtonin fabulën e tregimit.
Por, disa studiues thonë se ndryshimet midis lexuesve të librave elektronikë dhe atyre të librave prej letre vijnë për shkak të lodhjes së syve të shkaktuar nga ekrani digjital. Të tjerë thonë se libri i printuar është element kyç për të pasur një përqendrim më të mirë.
Kontakti fizik dhe mënyra përmes së cilës lidhet dikush me një libër tradicional është sigurisht ndryshe nga ajo me një pajisje elektronike, madhësia apo pesha e së cilës, faqja që duhet shfletuar ose shenja që duhet mbajtur nuk janë të njëjtat. Për këtë arsye, ndodh shpesh që ata që lexojnë libra në pajisjet digjitale nuk e kanë ndjenjën e gjatësisë së asaj që janë duke lexuar.
Megjithatë, ky aspekt i fizikës nuk ka të bëjë vetëm me librat, por edhe me filmat. Shikuesit janë më të përqendruar dhe të angazhuar kur shohin një film në kinema, sesa kur e shohin në shtëpi përmes një ueb-faqeje në internet. /Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
GJUHA SHQYPE
LAMTUMIRË VËNDET E MIJA
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Mjeshtri që kujdeset për sigurinë e cirkut
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian