LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë paqeruajtës, në Ukrainë mbrojtës

Në Kosovë paqeruajtës, në Ukrainë mbrojtës

Ukraina ka aktualisht rreth 40 ushtarë në mision paqeruajtës në Kosovë. Ata do të kthehen së shpejti në vendin e tyre, të pushtuar nga Rusia qysh më 24 shkurt. Radio Evropa e Lirë bisedoi me majorin e ushtrisë ukrainase, Ivan Nastenko, i cili thotë se kthimi në zonën e luftës do të jetë nder për të.

Janë bërë dhjetë muaj që kur Ivan Nastenko, ushtar nga Ukraina shërben në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

AI thotë se ditët më të vështira po i përjeton nga 24 shkurti, kur Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.


Në Ukrainë, Ivani thotë se ka gjithë familjen.

“Duket si çmenduri sigurisht. Është shumë e dhimbshme të shohësh ç’po ndodh në Ukrainë por mendoj se jemi në ushtri dhe ne do të përmbushim urdhrin për të mbrojtur shtetin tonë”,  deklaroi Nastenko.

Ukraina ka aktualisht rreth 40 ushtarë në mision paqeruajtës në Kosovë. Ata do të kthehen së shpejti në vendin e tyre, të pushtuar nga Rusia që prej 24 shkurtit.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka nënshkruar një dekret në muajin mars, duke kërkuar nga të gjithë pjesëtarët profesionistë të ushtrisë, që janë në misione paqeruajtëse në botë, të kthehen në Ukrainë.

“Fatmirësisht ne do të largohemi së shpejti nga Kosova, dhe do të kemi shansin t’i tregojmë shtetit tonë se sa shumë e duam Ukrainën dhe sa shumë duam të ndihmojmë në mbrojtjen e shtetit”, shtoi tutje Nastenko.

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait

Rrëfimi i Leutrimit, 25 vjet pas luftës i gjeti eshtrat e babait

Lajme
Kalo në kategori