LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kurti është veteran i rrejshëm i UÇK-së, pastrimi i listave duhet filluar nga vet ai

Limaj: Kurti është veteran i rrejshëm i UÇK-së, pastrimi i listave duhet filluar nga vet ai

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka hedhur akuza ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me statusin e tij të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj thotë se Kurti është “veteran i rrejshëm” pasi që nuk i plotëson kriteret ligjore për të qenë veteran i UÇK-së dhe se pastrimi i listave duhet filluar nga vet ai.


“Kurti ia ka borxh Kosovës qytetarëve me dalë në parlament jo me thënë pyeti tjerët a kam qenë apo jo veteran, por duhet ta thotë vet. A i plotëson Kurti kushtet ligjore të ligjeve për veteranë për të qenë veteran i UÇK-së? Ai duhet të japë përgjigjen qytetarëve të Kosovës si kryeministër dhe të fillohet spastrimi i listave nga emri i tij. Kurti sipas ligjit për veteranë nuk është veteran, asnjë kusht nuk e plotëson, të ligjit jo të dëshirave jo disponimeve momentale të asaj që një mik ose dashamirë mirë ka qenë me qenë”, deklaroi ai në Tëvë 1.

Madje, ai thotë se “si Kurti janë edhe qindra mijëra tjerë në Kosovë”, teksa kryeministrin e cilëson si një “përkthyes në zyrën e Adem Demaçit” gjatë kohës së luftës.

“Unë mendoj që sikur Kurti janë qindra mijëra njerëz të Kosovës që në kriteteret do ta fitonin statusin me këtë logjikë sa dij Kurti ka qenë një përkthyes në zyrën e ish-legjendës sonë Adem Demaçit sikur Azem Vllasi edhe ai ka qenë në zyrën e Demaçit, me këto kritere i bie që çdokush ose më mirë me thënë UÇK ka mbështetje masive te qytetarët e Kosovëës dhe ndihmesa masive”, theksoi Limaj.

Po ashtu, teksa foli për veteranët, kreu i Nismas deklaroi se Kurti nuk e di fare sa është numri i saktë i veteranëve andaj është jokompetent për këtë çështje.

“Unë mendoj që Kurti nëse e ka vërtetë seriozisht, mas pari ai nuk e di fare se sa veteranë ka pasur, dmth është jokompetent dhe është e papërgjegjshme deklarata e tij sesa ka pasur veteranë, unë personalisht nuk e di saktë sa veteranë ka pasur dhe askush nga ne saktësisht nuk mund ta di prandaj është nxjerrë ligji. Mund të bëjmë supozime rreth numrit të veteranëve, por nuk mund të them përfundimisht numrin e saktë”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori