LAJMI I FUNDIT:

U sulmua portieri Stivi Frashëri nga tifozët dhe ndeshja u ndërpre, Komisioni i Garave merr vendim për përballjen Gjilani – Ballkani

U sulmua portieri Stivi Frashëri nga tifozët dhe ndeshja u ndërpre, Komisioni i Garave merr vendim për përballjen Gjilani – Ballkani

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit e ndërprerë në kohën shtesë, ka marr epilogun nga Komisioni i Garave.

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e mbajtur kanë vendosur edhe për ndeshjen e ndërprerë në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, pasi portieri i mysafirëve Stivi Frashëri u sulmua nga tifozët vendas.

Kjo ndeshje regjistrohet me rezultatin zyrtar  3-0 në favor të FC Ballkani nga Suhareka.


Më poshtë mund ta lexoni arsyetimin e komisionit, ku ndër të tjera ka shkruar se ndaj klubit nga Gjilani janë hapur edhe procedura disiplinore.

“Komisioni i Garave, në seancën e vet të mbajtur me datën 06.04.2022, regjistroi ndeshjet e javës së 27-të me rezultatet e arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në Gjilan në mes të SC-Gjilani – FC Ballkani, e ndërprerë në minutën e 90+4, te rezultati 1 : 1, për shkak të sulmit fizik ndaj lojtarit (portierit) të FC Ballkani”.

“Gjatë administrimit të gjitha shkresave në lëndë dhe xhirimeve televizive, Komisioni i Garave konstatoj se sipas nenit 71, paragrafi 1 të Rregullores së Garave, janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje sipas detyrës zyrtare. Në bazë të nenit 23 dhe 24 të Propozicioneve të Garave, organizimin e ndeshjes e bën klubi nikoqir përmes zyrtarëve të vet, përfaqësuesit zyrtar dhe përfaqësuesit për siguri dhe të njëjtit si përfaqësues të SC Gjilani kanë dështuar në organizimin e kësaj ndeshje dhe si pasojë e kësaj kishte hyrje të shikuesve në fushë, dy nga të cilët sulmuan fizikisht-shqelmuan lojtarin (portierin) e FC Ballkani me nr.77 Stivi Frashëri, me ç`rast vije deri te ndërprerja e ndeshjes në minutën e 90+4, te rezultati 1 : 1”.

“Bazuar në nenin 59, paragrafi 1 i propozicioneve të garave: Nëse ndeshja ndërpritet për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarëve apo lojtarëve, e njëjta do të regjistriohet me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të ekipit të dëmtuar, prandaj duke u bazuar në këtë nen ekipi i dëmtuar në këtë ndeshje është FC Ballkani, kështu që ndeshjen e javës së 27-të në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, Komisioni i Garave e regjistron me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të FC Ballkani, kurse ndaj ekipit dhe shkaktarit të incidentit do të inicohet procedura disiplinore”, thuhet në vendim.

Ballkani me tri pikët e marra do shtojë epërsinë ndaj ndjekësve me, pasi tani kanë 57 pikë, tetë më shumë se Drita që ka 49. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Manchester United interesohet për yllin e Real Madridit

Manchester United interesohet për yllin e Real Madridit

Premier League
'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

'Dora e hekurt' e Florentino Perez: Vë në shitje tre top lojtarë të Real Madridit

La Liga
Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit

Real Madridi interesohet për transferimin e yllit të Interit

La Liga
Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë:

Rivaldo këshillon Barcelonën cilin top lojtar ta transferojë: "Përveçse një lojtar i madh, Barça ka një program me shumë ndeshje përpara"

La Liga
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori