LAJMI I FUNDIT:

Skandali në “Oscars” – Will Smith i shqetësuar për të ardhmen dhe karrierën e tij në Hollywood

Skandali në “Oscars” – Will Smith i shqetësuar për të ardhmen dhe karrierën e tij në Hollywood
Foto: AP

Will Smith thuhet se është i shqetësuar për të ardhmen e tij në Hollywood.

Pas reagimeve mbarëkombëtare për goditjen me shuplakë të Chris Rock në “Oscars 2022”, një burim pohoi se aktori është i shqetësuar për atë që do të ndodhë me karrierën e tij në vijim.


“Ai ndihet i tmerrshëm dhe po përpiqet të mos bjerë në panik”, tha një burim i brendshëm për Us Weekly të mërkurën.

Will Smith (Foto: AP/Chris Pizzello)

“Frika e tij më e madhe është se ai ndodhet në procesin e anulimit të plotë dhe nuk mund të bëjë asgjë për këtë, përveçse të ulet duarkryq, të pranoj dënimin si një burrë dhe të përpiqet të shlyejë sado që të mundet”.

Will Smith jep dorëheqje nga “Oscars”: E tradhtova besimin e Akademisë
Lexo po ashtu Will Smith jep dorëheqje nga “Oscars”: E tradhtova besimin e Akademisë

Më 1 prill, 53-vjeçari dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe tha se do të pranonte çdo ndëshkim të mëtejshëm që vendoset për të.

“Veprimet e mia në prezantimin e 94-të të çmimeve ‘Oscar’ ishin tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme”, theksoi aktori në deklaratën e tij.

Jada dhe Will (Foto: AP/Chris Pizzello)

Presidenti i Akademisë së Filmit, David Rubin, theksoi se dorëheqja e Smith është pranuar.

“Ne do të vazhdojmë të ecim përpara me procedurat tona disiplinore kundër Smith për shkelje të Standardeve të Sjelljes së Akademisë, përpara takimit tonë të ardhshëm të planifikuar të bordit më 18 prill”, tha ai.

Dorëheqja erdhi dy ditë pasi bordi drejtues i Akademisë u mblodh për të nisur procedimin disiplinor kundër artistit për shkelje të standardeve të sjelljes.

Ato procedura mund të kishin rezultuar në pezullim ose përjashtim dhe nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë dënimi shtesë mund të përballej.

Nëse do të ishte përjashtuar, Smith do t’i bashkohej një grupi të vogël njerëzish të larguar nga Akademia si: Harvey Weinstein, Roman Polanski, Bill Cosby dhe aktorja Carmine Caridi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori