LAJMI I FUNDIT:

Charles Michel: BE-ja duhet të mendojë për ofertën e dhënies së azilit për dezertorët rusë

Charles Michel: BE-ja duhet të mendojë për ofertën e dhënies së azilit për dezertorët rusë

Vendet e BE-së do të duhej të mendonin për mundësinë e ofrimit të azilit për ushtarët rusë, që janë të gatshëm të largohen nga Ukraina dhe t’i thonë jo luftës, ka bërë të ditur sot presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Derisa po i drejtohej përfaqësuesve në Parlamentin Evropian, Michael shfaqi një dozë të mllefit për shkak të krimeve kundër njerëzimit në Bucha dhe qytetet tjera ukrainase  – duke i bërë thirrje ushtarëve rusë të mos zbatojnë urdhrat, transmeton Telegrafi.

Forcat ruse fillojnë sulmet në lindje të Ukrainës, dhjetëra ndërtesa shumëkatëshe përfshihen nga zjarri në Luhansk
Lexo po ashtu Forcat ruse fillojnë sulmet në lindje të Ukrainës, dhjetëra ndërtesa shumëkatëshe përfshihen nga zjarri në Luhansk

Michel foli për Buchan, qytet në periferi të Kievit ku pas tërheqjes së trupave rusë janë shfaqur dëshmitë për vrasjen dhe torturimin e civilëve të atjeshëm.


“Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave ukrainase, nëse nuk dëshironi të jeni kriminel – hidhni në tokë armët – ndalni luftën – thjesht largoni nga fushëbeteja”, tha presidenti i Këshillit Evropian.

Ushtria ukrainase rrëzon helikopterin 16 milionë dollarësh të rusëve, këshilltari i ministrit të Jashtëm shpërndanë videon
Lexo po ashtu Ushtria ukrainase rrëzon helikopterin 16 milionë dollarësh të rusëve, këshilltari i ministrit të Jashtëm shpërndanë videon

Kjo ide më herët kishte qarkulluar në Parlamentin Evropian dhe disa përfaqësues të BE-së konsiderojnë se dhënia e azilit për dezertorët rusë ia vlen si ide të mendohet mirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori