LAJMI I FUNDIT:

Makthi i ushtrisë ruse, “zonja vdekje” snajperistja ukrainase që po bën namin në fushëbetejë

Makthi i ushtrisë ruse, “zonja vdekje” snajperistja ukrainase që po bën namin në fushëbetejë

Pas “Fantazmës së Kievit”, pilotit ukrainas që arriti të rrëzojë mbi gjashtë aeroplanë rusë gjatë luftimeve të ashpra dhe që kurrë nuk iu bë publik identiteti, tani ka filluar të qarkullojnë imazhet e një snajperisteje ukrainase që për shkak të suksesit në fushëbetejë, ka marr nofkën “zonja vdekje”.

Fotografitë e snajperistes ukrainase janë shpërndarë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, që e kanë cilësuar si “heroinë të luftës moderne”, transmeton Telegrafi.

Kush është “kasapi i Buchas”, që dyshohet se kreu masakër mbi civilët ukrainas?
Lexo po ashtu Kush është “kasapi i Buchas”, që dyshohet se kreu masakër mbi civilët ukrainas?

Kjo snajperiste iu bashkua marinës ukrainase në vitin 2017, me shpresën se do t’i lë përshtypje të mirë vëllait të saj të vogël – që gjithashtu ishte pjesë e forcave të armatosura ukrainase.


Ajo i shërbeu atdheut ku luftoi kundër separatistëve pro-rusë në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës. Ajo i kishte dhënë fund “aventurës” në fillim të këtij viti, kur edhe i skadoi kontrata. Megjithatë u rikthye për të luftuar kundër rusëve pasi filluan pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës në Bucha: Vranë të gjithë që ishin nën 50-vjeç, kam pasur 20 minuta kohë t’i varros të gjithë
Lexo po ashtu Rrëfimi i të mbijetuarit të masakrës në Bucha: Vranë të gjithë që ishin nën 50-vjeç, kam pasur 20 minuta kohë t’i varros të gjithë

Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk kanë dhënë ndonjë informacion, lidhur me sukseset e saj në fushëbeteja kundër agresionit rus.

“Këta nuk janë njerëz. Nazistët nuk ishin më të zi sesa që janë këta rusë. Padyshim se do të fitojmë. Personalisht, do të qëndrojë këtu deri në frymën e fundit”, tha kjo snajperiste. /Telegrafi/