LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të rregulluar kanalet e bllokuara

Mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të rregulluar kanalet e bllokuara

Ka disa punë pastrimi më të bezdisshme sesa të përpiqesh të pastrosh një kanal të bllokuar.

Dhe ndërsa ka qindra produkte në treg që pretendojnë se ju ndihmojnë ta bëni këtë në pak minuta, është një nga ato që mund të mos e kishit menduar ta provoni.

Një fanse e pastrimit shkoi në grupin “Mrs Hinch Cleaning Tips” në Facebook për të kërkuar këshilla, pasi provoi pa sukses një mori produktesh të tjera në kanalin e saj të bllokuar.


“Tubacioni im i banjës ka bllokim serioz të qimeve. Provova lëngun dhe pluhurin për zhbllokim por pa sukses. Duhen orë të tëra që banja ime të kullojë”, ka shkruar ajo.

Fansat e pastrimit ndajnë një metodë të jashtëzakonshme për t'i bërë mbulesat e jorganit tuaj pa rrudha dhe nuk përfshin hekurosje
Lexo po ashtu Fansat e pastrimit ndajnë një metodë të jashtëzakonshme për t'i bërë mbulesat e jorganit tuaj pa rrudha dhe nuk përfshin hekurosje

Adhurues të tjerë të pastrimit shkuan shpejt në seksionin e komenteve për të vlerësuar mënyrat më të mira për të pastruar një tub ose kullues të bllokuar.

Dhe sugjerimi më i popullarizuar ishte përdorimi i kremit për heqjen e qimeve – i përzier me ujë të ngrohtë dhe i derdhur në kullues.

Si të pastroni kutitë plastike në vetëm pak sekonda
Lexo po ashtu Si të pastroni kutitë plastike në vetëm pak sekonda

“Vendosni një sasi të madhe kremi për heqjen e qimeve në kullues, ai do të shpërndajë të gjitha gjurmët e qimeve”, shkroi një person. Ndërsa një tjetër shtoi: “Po, kremi për heqjen e qimeve funksionon vërtet, absolutisht i mahnitshëm”. /Telegrafi/