LAJMI I FUNDIT:

‘Kam evoluar si person, tash dua të fitoj për të tjerët’ – Mourinho thotë se i dhemb talenti i shpërdoruar

‘Kam evoluar si person, tash dua të fitoj për të tjerët’ – Mourinho thotë se i dhemb talenti i shpërdoruar
(Foto: gazetta.it)

Jose Mourinho ka vënë në dukje sesa i dhemb shpërdorimi i talentit dhe ka theksuar se gjithkush paguan për gabimet e veta në botën e futbollit.

Strategu portugez është duke pasur një sezon të mirë me Romën pas rikthimit në futbollin italian, ndërkohë që Giallorossët janë në kërkim të një vendi për kualifikim në garat evropiane.

Siç ka raportuar L’Osservatore Romano, Mourinho ka biseduar për përvojat dhe kujtimet e tij në futboll me kardinalin Jose Tolentino de Mendonca.


“Ne paguhemi të fitojmë. Sportistët, jo njerëzit, paguhen për të fituar. Po flasim për paraqitje të nivelit të lartë dhe nganjëherë merren vendime në menaxhimin e një skuadre që kanë diçka mizore për ta, nuk ka kohë që t’i lënë të piqen, t’i lënë të rriten…”, citohet të ketë thënë trajneri, transmeton gazetta.it.

Ai ka vënë në pah se sa të kushtueshme mund të jenë gabimet në botën e futbollit dhe vuri theks mbi zhgënjimin që i shkakton talenti i shpërdoruar.

(Foto: L’Osservatore Romano)

“Ti paguan për gabimet tua. Nëse unë e bëj një gabim, unë e paguaj duke u shkarkuar. Nëse një lojtar bën një gabim, ai e paguan duke mos luajtur menjëherë ose më pas. Është paksa mizore, mirëpo ne nuk mund të lejojmë që natyra e punës tonë të ndërhyjë në atë që jemi si njerëz”.

“Unë e kam shumë të qartë këtë. Përpiqem t’u ndihmoj të tjerëve dhe vetes për të qenë më i mirë. Një gjë që e kam të vështirë ta pranoj është shpërdorimi i talentit, është diçka që edhe pas 30 viteve në futboll, e kam të rëndë ta pranoj”.

“Megjithatë, nganjëherë, shpërdorimi i talentit lidhet me rrugëtimin jetësor që kanë pasur disa lojtarë dhe në këtë aspekt duhet të jemi udhërrëfyes deri në thelb. Ka diçka mizore në sportin e performancës së lartë, veçanërisht futbollin, i cili është sporti më i industrializuar në të gjitha nivelet”, ka thënë ai tutje.

Mourinho ka diskutuar edhe për evoluimin e tij si person dhe si i ka ndihmuar kjo në botën e të qenit trajner.

“E perceptoj evoluimin tim si person duke menduar për faktin se për shumë vite doja të fitoja për veten time, ndërsa tani jam në një moment ku vazhdoj të dua të fitoj me të njëjtin intensitet si më parë apo edhe më të madh, por jo më për veten time, por për lojtarët që nuk kanë fituar kurrë, dua t’i ndihmoj…”.

“Mendoj shumë më tepër për tifozin e zakonshëm që buzëqesh sepse ekipi i tij ka fituar, për javën e tij që do të jetë më e mirë sepse ekipi i tij ka fituar. Unë jam ende një ‘kafshë konkurruese’, si të thuash, dua të fitoj akoma më shumë se më parë, por në të kaluarën përqendrohesha te vetja…”, kanë qenë fjalët e portugezit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Kalo në kategori