LAJMI I FUNDIT:

Nuk gjeti biletë për ndeshjen Rangers – Celtic: Tifozi futet në punë për një ditë në stadium dhe ikë nga orari për të shikuar super derbin

Nuk gjeti biletë për ndeshjen Rangers – Celtic: Tifozi futet në punë për një ditë në stadium dhe ikë nga orari për të shikuar super derbin

Tifozi i ri i Celtic, Calan Clark u bë hit absolut në rrjetet sociale pasi mashtroi nikoqirët e derbit “Old Firm”, ata të Rangers, duke qenë pjesë e ndeshjes në derbin e madh në një mënyrë të paparë deri tani.

Clark nuk kishte biletë për derbin e madh, por ai kishte një plan të madh dhe ai plan i ndezi, duke u bërë që mediat e ishullit të shkruajnë për të prej ditësh.


Tifozi i ri nuk kishte biletë, por aplikoi për punë në një kioskë ushqimore që ndodhet brenda stadiumit dhe është në pronësi të Rangers.

Të dielën, ditën e ndeshjes, ai ka shkuar në turnin e parë në punë dhe më pas është fshehur në tualetet e “Ibrox Stadium” ku ka pritur deri sa tifozët kanë hyrë në stadium.

Pasi tifozët e Celtic mbërritën në Ibrox, ai u bashkua me ta dhe “u zhduk” në turmën e tyre.

“Dje takova një djalosh në stadium i cili aplikoi për punë në një kioskë dhe ishte i veshur nga koka te këmbët me veshje pune. Ai duhej të fillonte punën në orën 9 të mëngjesit. Ai hyri në stadium për punë, por u fsheh në tualete derisa erdhën tifozët e Celtic dhe më pas u bashkua dhe brohoriti me ne gjatë gjithë ditës”.

“Përshëndetje për ty, djalosh. Çfarë lëvizjeje”, ka shkruar një tifoz i Celtic, të cilit iu përgjigj autori i kësaj vepre të mrekullueshme.

“Ja ku jam miku im. Këmbët po më vrasin gjithë ditën se isha në ato këpucë”, ka shkruar Clark.

Tifozi i ri postoi gjithashtu foto nga tribuna si dhe një foto të formularit që ai plotësoi për të hyrë në stadiumin Ibrox. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori