LAJMI I FUNDIT:

​Kosova dhe Zvicra me marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjen Penale

​Kosova dhe Zvicra me marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjen Penale

Kosova dhe Zvicra kanë nënshkruar Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjen penale, e cila u tha se do të ndikojë në bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Në një konferencë për media, Haxhiu bëri të ditur se marrëveshja e nënshkruar sot forcon edhe më tej partneritetin me institucionet e Konfederatës së Zvcirës, rezultatet e të cilit u shpreh se do t’i gëzojnë bashkatdhetarët që jetojnë atje.


Ajo tha se tashmë janë në proces të lidhjes së një marrëveshjeje të tillë me Francën, derisa shtoi se kanë shprehur gatishmërinë që një marrëveshje të tillë ta lidhin edhe me Kroacinë, për çka theksoi se janë në pritje të një përgjigjeje nga pala kroate.

“Efektet që do t’i prodhojë kjo marrëveshje do të ndikojnë në përmirësimin dhe në plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe do të forcojë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar me fokus të veçantë në çështjet penale. Një marrëveshje e tillë forcon edhe më tej partneritetin tonë me institucionet e Konfederatës së Zvicrës, në luftën tonë të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative… Duke marrë parasysh faktin që kemi një diasporë të shumtë që jeton në Zvicër, edhe do ta fuqizojmë bashkëpunimin edhe do të bashkëpunojmë në fusha specifike në mënyrë që bashkatdhetarëve tanë t’ua lehtësojmë jetesën”, tha ajo.

E efektet që pritet t’i jap kjo marrëveshje, i quajti shumë të rëndësishme ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Ai tha se traktati i nënshkruar sot është vetëm një shenjë tjetër e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet dy vendeve.

“Ne jemi shumë të kënaqur me dialogun që patëm për këtë traktat, ka pasur një mirëkuptim të përbashkët që në fillim, një proces shumë i lehtë negociues. Kjo marrëveshje do të përmirësojë efektivitetin e asaj që po bëjmë, duke përshpejtuar proceset, mundësinë e krijimit të ekipeve të përbashkëta hetimore, që është diç e re dhe shumë inovative. Ju jeni një vend i pavarur, ne kemi nënshkruar me ju si dy vende të pavarura. Pra, për të gjithë kontekstin ligjor dhe ndërkombëtar mendoj se ishte shumë e rëndësishme të bëhej ky bashkëpunim”, tha ai.KP/Telegafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori