Çrregullimi i spektrit të autizmit është një nga çrregullimet më të zakonshme neurozhvillimore
Në shumicën e rasteve, një person diagnostikohet me autizëm në fëmijëri, zakonisht pas moshës katër vjeç.
Megjithatë, disa të rritur jetojnë me autizëm të padiagnostikuar, madje edhe ata me simptoma më të rënda. Ka disa ngjashmëri midis autizmit dhe disa çrregullimeve të tjera, duke përfshirë çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).
Diagnostifikimi edhe më vonë në jetë mund të jetë i dobishëm për një sërë arsyesh, por veçanërisht sepse mund t’u sigurojë njerëzve qasje më të mirë në shërbime dhe mbështetje.
Simptomat
Ata mund të kenë vështirësi në marrëdhënie, si dhe në të kuptuarit e emocioneve të njerëzve të tjerë. Po ashtu mund të kenë modele dhe sjellje jo fleksibile të mendimit, kështu që shpesh kryejnë veprime të përsëritura. Të rriturit me simptoma të lehta të autizmit shpesh nuk diagnostikohen kurrë, shkruan Medical News Today.
Shenjat dhe simptomat e zakonshme të autizmit te të rriturit mund të përfshijnë:
▪ ngathtësi
▪ vështirësi në zhvillimin e bisedave
▪ vështirësi në krijimin ose mbajtjen e miqësive të ngushta
▪ siklet gjatë kontaktit me sy
▪ vështirësi në kontrollin e emocioneve
▪ interes i madh për një temë të veçantë
▪ monologë të shpeshtë për të njëjtën temë ose tema
▪ mbindjeshmëria ndaj tingujve ose erërave që duket se nuk shqetësojnë të tjerët
▪ tinguj të pavullnetshëm, të tillë si pastrimi i përsëritur i fytit
▪ më e vështirë për të kuptuar sarkazmën
▪ të interesuar për vetëm disa aktivitete
▪ prirje për veprimtari të vetmuar
▪ probleme me njohjen e emocioneve të të tjerëve
▪ probleme me të kuptuarit e shprehjeve të fytyrës dhe gjuhës së trupit
▪ mbështetja në rutinat e përditshme dhe vështirësitë nëse kjo rutinë ndërpritet
▪ sjelljet e përsëritura
▪ aftësi superiore në matematikë dhe disiplina të ngjashme (në disa raste)
▪ nevoja që objektet të vendosen në një rend të caktuar.
Gratë me autizëm mund të përballen më mirë në situata sociale sesa burrat me autizëm. Si rezultat, diagnostikimi i autizmit te gratë mund të jetë më sfidues.
Sipas disa studimeve, njerëzit me autizëm kanë më shumë gjasa të vuajnë nga kushte të tjera si ankthi ose depresioni sesa popullata e përgjithshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'