J-Hope për pak sa nuk u rrëzua në skenë ndërsa performoi hitin “Butter” me pjesëtarët e tjerë të grupit BTS në “Grammy Awars 2022”.
Këngëtari 28 vjeçar, mund të shihej duke rënë teksa zbriste nga një platformë skenike përpara se të merrte veten shpejt në kontroll dhe t’i bashkohej koreografisë, shkruan DailyMail.
J-Hope e mori situatën me qetësi, duke buzëqeshur teksa e korrigjoi veten shpejt përpara se të përfundonte i rrëzuar.
Brenda një sekonde, këngëtari u rikthye në modalitetin e performancës ndërsa vazhdonte interpretimin.
Asnjë nga shokët e tij të grupit nuk dukej se e kishte vënë re rënien, duke dëshmuar se sa profesionist mund të jetë J-Hope.
Para se të ndodhte kjo, shoku i tij i grupit i njohur me nofkën V bëri bujë pasi u kap nga fotografët në një moment flirti me këngëtaren Olivia Rodrigo në audiencë.
V, emri i vërtetë i të cilit është Kim Tae-hyung, 26 vjeç, u pa duke biseduar me Olivian, 19 vjeçe, me dorën e tij të mbështetur në karrigen e saj përpara se ai të përkulej për t’i pëshpëritur në vesh.
Momenti dukej se ishte pjesë e performancës, megjithëse është e paqartë nëse Olivia ishte në dijeni se ajo do të përfshihej në skenë.
Pak më vonë, V iu bashkua shokëve të tij të grupit në skenë për një performancë të hitit të tyre të vitit 2021, “Butter”.
BTS ishin në garë për çmimin “Performanca më e mirë duo-grup e zhanrit Pop”, por u mundën nga Doja Cat dhe SZA, të cilat e fituan këtë çmim për performancën e tyre me hitin “Kiss Me More”.
Olivia, nga ana tjetër, ishte një nga fitueset më të mëdha të natës pasi mori tri çmime, duke përfshirë: “Artisti i ri më i mirë”, “Albumi më i mirë i zhanrit pop” dhe “Incizimi muzikor më i mirë i vitit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak