Burim Berisha: Faktor më ndotës është trafiku sesa KEK-u, gjatë 24 orëve në Fushë-Kosovë kalojnë rreth 60 mijë vetura
Disa zgjidhje që do të ndikojnë në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit sidomos pjesës urbane, parkingjet, rreth rrotullimet, vendosja e semaforëve si dhe mbjellja e drunjtëve dekorativ
Për ta bërë Fushë-Kosovën më të gjelbër është që të ketë më shumë gjelbërim, thotë kryetari i Fushë-Kosovë. Sipas tij vetë fjala gjelbërim është të ketë më shumë mbjellje të drunjtëve, të ketë më shumë ujë, te ketë më shumë parqe, vende ku do të ketë më shumë oksigjen. Kjo është ajo që pretendohet dhe po punojmë ngapak për të arritur këtë qëllim.
“Në aspektin e përgjithshëm gjeografik të komunës tonë kemi disa hapësira me disa lloje të pishave dhe të drunjtëve siç është kodra e Goleshit dhe Ligatina e Hencit. Janë disa lumenj siç është Sitnica, Drenica, Graçanka dhe Prishtevka.
Krejt këto e bëjnë një laramani të gjelbër Fushë-Kosovën, ndërsa zona urbane, qyteti është krejt diçka tjetër i cili nuk ka hapësira si në Kanada apo si në Australi, hapësira e parqe pa kufij. Ne jemi në një pozitë ku për një kilometër katror jemi ndër qytetet më të para në Kosovë për nga dendësia”.
Berisha thotë se sikur të mbahej vitin e kaluar regjistrimi i popullsisë do të diheshin parametrat dhe faktorët për të ndërtuar një të ardhme dhjetë vjeçare. Në mungesë të regjistrimit të popullsisë ndikon shumë negativisht në punën tone për të bërë më shumë gjelbërim, por kjo është edhe për shkak të buxhetit dhe për arsye të tjera, thotë kryetari i Fushë-Kosovës.
“Pra përveç këtyre faktorëve që mund të ndikojnë pozitivisht në ambient në mjedisin e komunës si tërësi e jo vetëm për zonën urbane janë edhe disa faktor negativ që ndikojnë siç është rasti në fshatin Bardhi madh. Aty ka patur djegie të vazhdueshme të qymyrit që fatmirësisht tash ka filluar të mbulohet, pastaj janë ujërat e zeza që vijnë nga Prishtina përmes lumit Prishtevka, lumit të Graçankës, kalojnë nëpër Sitnicë dhe Drenicë ku kundërmojnë dhe shkaktojnë shumë probleme mjedisore.
Pastaj mos të flasim për KEK-un ku e prek një pjesë të komunës tonë dhe herë pas here e ka prekë edhe Feronikeli mjedisin e Fushë-Kosovës. E kemi patur një gurëthyes dhe përmes një vendimi e kemi ndaluar”.
Në pyetjen e BB Green se a është hartuar plan komunal për veprim mjedisorë që ulin faktorët ndotës, kryetari Berisha tha se faktorët tjerë ndotës kemi edhe plotë të tjerë, faktorë ndotës është trafiku , është një prej faktorët kyç ndotës në komunën e Fushë-Kosovës që për shembull nuk e ka Obiliqi por ne si komunë po. Faktori ndotës më i fuqishëm është trafiku se sa KEK-u, sepse gjatë 24 orëve nëpër komunën tonë, nëpër qytetin tonë kalojnë diku rreth 60 mijë vetura.
“Ne jemi para përfundimit të planit të mobilitetit edhe të trafikut dhe ndotësve tjerë ku janë bërë matjet dhe do ta kemi së shpejti ndër seancat e para për ta miratuar ku është punuar prej dy vitesh në këtë projekt.
Me këtë projekt kemi disa zgjidhje, por të trafikut dihet zgjidhjen e bënë niveli qendror siç është vjetërsia e veturave, cilësia e naftës, etj”, thotë kryetari Berisha.
Ndërsa sa i përket zgjidhjeve të mundshme z.Berisha tha se janë disa forma që do të ndikojnë në zgjidhjen, zvogëlimin e ndotjes së mjedisit sidomos pjesës urbane “një prej formave është pjesa e parkingjeve që veturat do të mund të parkohen shumë më shpejt, pastaj janë rreth rrotullimet dhe vendosja e semaforëve dhe sinjalistika tjetër horizontale dhe vertikale të cilat po ashtu do të ndikojnë në zvogëlimin e ndotjes, mbjellja e drunjtëve dekorativ edhe pse kemi mbjell buzë rrugëve kryesore dhe rrugëve të tjera po ne do të vazhdojmë të mbjellim edhe më tutje”.
Si një prej formave është mbjellja e drunjtëve nëpër gjithë territorin e Fushë-Kosovës. Ne si komunë pas luftës kemi mbjell mbi një milion drunjë të cilët veç kanë disa metra gjatësi, siç janë kryesisht pishë dhe bagrem. Do të vazhdojmë edhe më tutje t’i mbjellim këto dy lloj drurësh nëpër territorin e Fushë-Kosovës, thotë kryetari Berisha.
“Roli i bagremit është si njëri prej drunjtëve më të qëndrueshëm, është dru i cili rritet shumë lehtë, ne kemi eksperimentuar në kodrën e Goleshit dhe ka treguar sukses bagremi. Bagremi është i dobishëm edhe për bletari, është shumë i përdorshëm në industrinë e drurit dhe si dru sa herë ta prenë zhvillohet edhe më shumë, është një prej drunjtëve që unë për vete e admiroj shumë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje