LAJMI I FUNDIT:

Pas mizorive në Bucha, Johnson: Edhe më shumë dëshmi se Putini po kryen krime lufte në Ukrainë

Pas mizorive në Bucha, Johnson: Edhe më shumë dëshmi se Putini po kryen krime lufte në Ukrainë

Boris Johnson ka thënë se “sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha” janë “edhe më shumë dëshmi se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u zotua se do ta “dërgojë drejt ngordhjes” atë që e quajti “makina e luftës” e Vladimir Putin, duke shtuar se pushtimi i tij po “dështon”.

Johnson tha se “Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se është e vërteta – Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë, raporton skynews.


“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të ngordhur makinerinë e luftës së Putinit. Ne po shtojmë sanksionet dhe mbështetjen tonë ushtarake, si dhe po forcojmë paketën tonë të mbështetjes humanitare për të ndihmuar ata që kanë nevojë në terren”, pohoi ai.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë në ballë të mbështetjes së hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë. Sekretari i drejtësisë ka autorizuar mbështetje financiare shtesë dhe vendosjen e hetuesve specialistë – ne nuk do të pushojmë derisa drejtësia të vihet në vend”, tha kryeministri britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Azia
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Harris fitoi debatin me Trumpin - Bitcoinit i bie vlera

Amerika
Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Trump tha se emigrantët nga Haiti hanë mace dhe qen - ja si u përgjigjën moderatori i debatit dhe Kamala Harris

Amerika
Debati presidencial në SHBA - cilat ishin pikat kyçe për Evropën dhe botën

Debati presidencial në SHBA - cilat ishin pikat kyçe për Evropën dhe botën

Amerika
Zelensky thotë se 'plani i fitores' mund ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Zelensky thotë se 'plani i fitores' mund ta shtyjë Rusinë t'i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Botë
Kalo në kategori