LAJMI I FUNDIT:

Punëtori i KEDS-it goditet për vdekje nga vetura gjatë kryerjes së detyrës në Podujevë

Punëtori i KEDS-it goditet për vdekje nga vetura gjatë kryerjes së detyrës në Podujevë

Një punëtor i Kompanisë për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth mesditës.


KEDS, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se viktima kishte pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK.

Përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

KEDS ka kërkuar nga organet kompetente të hetojë rastin e aksidentit me fatalitet.

“Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkë-ndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet në njoftim./Telegrafi/