LAJMI I FUNDIT:

Rritje e madhe e çmimeve në Britani: Nga sot, 54 për qind më të larta faturat e energjisë elektrike dhe gazit

Rritje e madhe e çmimeve në Britani: Nga sot, 54 për qind më të larta faturat e energjisë elektrike dhe gazit

Nga sot, britanikët presin fatura shumë më të mëdha për energjinë e përdorur. Rregullatori shtetëror i energjisë ngriti kufirin e çmimeve me 54 për qind, kërcimi më i madh i tillë që nga viti 2017 që filloi të kufizonte rritjen e çmimeve.

Për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe gazit, do të dyfishohet numri i familjeve që “në vështirësi për të paguar faturat”, pra ato që shpenzojnë të paktën 10 për qind të të ardhurave totale për faturat e energjisë. Së shpejti mund të ketë 5 milionë familje të tilla në Britani, shkruan cnn.

“Miliona njerëz do të kenë probleme të paguajnë për ngrohjen dhe energjinë elektrike”, tha dje Adam Scorer, drejtor ekzekutiv i National Energy Action, një organizatë bamirëse kundër varfërisë.


Që në fillim të tetorit të kaluar, faturat britanike u rritën me 12 për qind, pasi çmimet e gazit me shumicë u hodhën në nivele rekord për shkak të krizës globale të furnizimit me gaz natyror. Analistët presin që mund të ketë një rritje shtesë të çmimeve në vjeshtë, sepse pushtimi i Ukrainës prishi situatën në treg.

Fondacioni Resolution, një organizatë që analizon standardet e jetesës, vlerëson se nëse çmimet rriten më tej në tetor, numri i familjeve britanike që luftojnë për të paguar faturat e tyre të energjisë mund të arrijë në 7.5 milionë – pothuajse një e treta e të gjitha familjeve në Mbretëri të Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!

Ekonomi
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events

Ekonomi
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?

Ku mund të gjeni produkte pa gluten?

Ekonomi
Kalo në kategori