LAJMI I FUNDIT:

Milani prezanton fanellën e katërt

Milani prezanton fanellën e katërt

Klubi italian, Milani ka zbuluar fanellën e tyre të katërt që do të vishet në ndeshjen e Serie A kundër Bolognas të hënën mbrëma.

Kuqezinjtë dhe prodhuesit e tyre të veshjeve Puma janë bashkuar me markën italiane të veshjeve të rrugës NEMEN për të krijuar një fanellë që do të vishet vetëm në një ndeshje.


Kjo fanellë e katërt nga Milani do të vishen në ndeshjen kundër Bolognas në San Siro, ndërsa skuadra e femrave do të veshë të njëjtën fanellë kundër Empolit në fundjavë.

Gjigantët e Serie A kanë hedhur fanellën e tyre të re në rrjetet sociale me një video ku shfaqen yjet e ekipeve të meshkujve dhe femrave.

“Milani krenohet që është një klub futbolli i aftë për të kombinuar me sukses një histori prestigjioze me një natyrë vërtet inovative”.

“E jona është një markë që shkon përtej fushës së futbollit dhe mund të jetë e besueshme edhe në fusha të tjera”.

“Ky bashkëpunim fantastik me partnerin tonë PUMA dhe NEMEN na jep mundësinë të bashkojmë traditën dhe inovacionin dhe të sjellim natyrën tonë më elegante dhe bashkëkohore në fushën e futbollit”, ka thënë Casper Stylsvig, shefi i të ardhurave të Milanit. /Telegrafi/