LAJMI I FUNDIT:

James Corden tallet me Jada Pinkett Smith në “The Late Late Show”, pak ditë pasi Will goditi Chris Rock në “Oscars”

James Corden tallet me Jada Pinkett Smith në “The Late Late Show”, pak ditë pasi Will goditi Chris Rock në “Oscars”

James Corden është tallur me Jada Pinkett Smith pak ditë pasi bashkëshorti i saj, Will Smith goditi me shuplakë Chris Rock në “Oscars 2022”.

Prezantuesi i “The Late Late Show”, 43-vjeçar, performoi një pamje të filmit “Encanto”, duke diskutuar me anëtarët e kastit të programit se si të mbulonin me shije incidentin e së dielës në ndarjen e çmimeve.


“James, duhet të paktën të pranojmë se çfarë ndodhi”, tha një producent.

Foto: YouTube

“Ne nuk flasim për Jadan, jo, jo, jo”, këndoi ai, duke parodizuar melodinë “We Don’t Talk About Bruno” nga “Encanto” e Lin-Manuel Miranda, i cili fitoi ‘Oscarin’ për ‘filmin më të mirë të animuar’.

James këndoi momente të tjera nga çmimet si Beyonce duke performuar këngën e saj “Be Alive” nga filmi “King Richard”, i cili u nominua për filmin më të mirë të vitit dhe për të cilin Will fitoi ‘performancën më të mirë nga një aktor në një rol kryesor’ për pjesën e tij si Richard Williams.

Policia e Los Angeles ishte gati të arrestonte Will Smith pas shuplakës që i dha Chris Rock, por priste miratimin e komedianit
Lexo po ashtu Policia e Los Angeles ishte gati të arrestonte Will Smith pas shuplakës që i dha Chris Rock, por priste miratimin e komedianit

“James Corden bën shakatë më të këqija që do të keni dëgjuar ndonjëherë”, tha një shikues.

Foto: AP/Invision

Dikush tjetër shkroi: “Kjo është gjeniale sepse James Corden ‘mbyti’ menjëherë memet e Encanto dhe Will Smith në Oscar. Është si të godasësh dy zogj me një gur”.

“Unë sinqerisht mendoj se është fjalë për fjalë e pamundur të gjesh dikë aq të çuditshëm sa James Corden”, shkroi dikush tjetër.

Foto: YouTube

Kjo vjen pasi u rishfaq një video e Willit duke goditur me shuplakë një gazetar që u përpoq ta puthte në tapetin e kuq gjatë premierës në Moskë të “Men In Black 3” në 2012.

Smith është i njohur edhe për skandale të tjera që kanë bërë bujë ndër vitesh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori