LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Man Utd, do të bëhet lojtari i tretë më i paguar i klubit

Bruno Fernandes arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Man Utd, do të bëhet lojtari i tretë më i paguar i klubit

Bruno Fernandes thuhet se është pajtuar me kushtet dhe ka nënshkruar kontratën e re me klubin anglez, Manchester United.

Mesfushori me tipare sulmuese portugez do të vazhdoj të mbetet edhe për shumë vite pjesë e klubit nga Old Trafford.


Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Bruno ka nënshkruar kontratën e re, të vlefshme deri në qershor të vitit 2027.

Konfirmimi zyrtar nga klubi anglez mund të vijë gjatë ditës së sotme ose më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Ai thuhet se do të jetë në top tre lojtarët më të paguar në ekip pas negociatave të gjata të përfunduara me sukses.

Bruno me kontratën e re pritet të fitojë rreth 240 mijë funte apo 287 mijë euro në javë, por shumë më pak se Cristiano Ronaldo dhe David De Gea.

Bruno Fernandes pritet të dyfishojë pagën me kontratën e re te Man Utd, por mbetet shumë prapa fituesve më të mëdhenj të klubit
Lexo po ashtu Bruno Fernandes pritet të dyfishojë pagën me kontratën e re te Man Utd, por mbetet shumë prapa fituesve më të mëdhenj të klubit

Ronaldo fiton rreth 540 mijë euro në javë, ndërsa Degea fiton 450 mijë euro në javë

Fernandes u bashkua nga Sportingu në janar të 2020 me një kontratë pesë-vjeçare e gjysmë, me një opsion për t’u zgjatur për një vit tjetër, kështu që propozimi i ri shton vetëm një sezon shtesë, por rrit ndjeshëm pagën e tij aktuale prej 100 mijë funtesh në javë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori